December 5, 2022
Portali Shprehja

Dalja e Listës Serbe nga institucionet, reagon Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas daljes së Listës Serbe nga institucionet, duke thënë se përfaqësues të Listës Serbe para një jave kanë thënë që do të organizojnë rezistencë të ashpër kundër gjobave, por se ata s’e pritën 21 nëntorin.

Ai tha se në pushtetin në Serbi po zhvillohet një betejë personale mes Aleksandar Vuçiqit dhe Ivica Daçiqit, derisa ata akuzoi se më shpesh koordinohen me rusët sesa me amerkanët dhe europianët.

“Beogradi nisi kërcënimet dhe përgatitjet për destabilizimin e Kosovës. Prandaj, diçka tjetër është në pyetje. Është e qartë se për çfarë bëhet fjalë: presidenti i Serbisë ka gënjyer dhe ka zhgënjyer amerikanët dhe evropianët; ai shumë shpesh takon dhe koordinohet me ambasadorin rus në Beograd. Serbia duke mos qenë vend demokratik po bëhet vegël e Kremlinit. Po ashtu, duket që ish zëdhënësi i partisë së Milosheviqit, tash ministër i jashtëm i Serbisë, është më i pushtetshëm sesa ish ministri i informatave të Milosheviqit, tash presidenti i Serbisë. Kjo është betejë personale e tyre për pushtet, as për qytetarët dhe as për shtet”, ka shkruar Kurti.

Kurti, i cili ka shkruar edhe në gjuhën serbe, ka ftuar qytetarët që të mos e bojkotojnë dhe braktisin institucionet e Kosovës, derisa iu ka thënë qytetarëve serbë se nuk është kryeministër kundër tyre, por ser Beogradi është kundër tij

.

Të Ngjajshme

Pretendon se e kanë rrëmbyer alienët 60 herë, thotë se ka video dëshmi

Kroacia fiton dramën me penallti dhe kalon në çerekfinale

Turqia mirëpret ekstradimin e militantit kurd nga Suedia

Leave a Comment