2.3 C
Skopje
December 3, 2019
Informacione Rajoni dhe Bota

Dallaveret me patenta shoferi, Gjykata ua ndryshon masën disa personave

Në vendim e siguruar nga Express shkruhet se aprovohet propozimi i Prokurorisë Themelore për të zëvendësuar masën e arrestit shtëpiak në masën e paraqitjes në stacion policor.

Ky vendim është marrë për: Filiz Krasniqin (Drejtoresha e Departamentit për Patente Shofer) , Naser Llugaliun (koordinator për patentë-shofer në Ministrinë e Infrastrukturës) , Filloreta Ajvazin, Fejzullah Ejupin, (zyrtar administrativ) e Flora Ferizin.

Të pandehurit obligohen që të paraqiten çdo të hënë në ora 08:00 në stacionin më të afërt policor.

Derisa këtyre u është caktuar masa e paraqitjes në stacion policor, kjo kërkesë që është propozuar edhe për dy të pandehurit, Avdush Topallin dhe Premtim Topallin, është refuzuar nga Gjykata.

Prokuroria me datë 29 nëntor kishte kërkuar që t’u ndërrohet masa 16 të pandehurve. Gjykata e kishte vlerësuar si pjesërisht të bazuar këtë kërkesë.

Në korrik të këtij viti, Policia e Kosovës kishte arrestuar 23 persona të dyshuar për dallavere me patentë shoferë. Shumica nga të arrestuarit kishin qenë zyrtarë të Ministrisë së Infrastrukturës.

Artikuj të ngajshëm

Bërns nga UT-ja: Është koha dhe momenti i Maqedonisë së Veriut

shprehja

Hoxha: Oferta për koalicione jo duke bërë show përmes ekraneve televizive, por komunikim të drejtpërdrejtë

shprehja

Shqiptarët në postet e policisë në Manastir, Krushevë, Resnjë, zvministri Nuhiu numëron shefat (FOTO)

shprehja