March 25, 2023
Portali Shprehja

Dani Alves, nervoz dhe i dëshpëruar. Futbollisti brazilian fillon grevën e urisë në burg

Dani Alves, i cili ndodhet në burg prej gati dy muajsh, nuk mund të gjejë paqe, pasi u akuzua për përdhunim nga një vajzë e re 23-vjeçare. Incidenti i pretenduar me ish-mbrojtësin e disa skuadrave të njohura ndodhi në një klub nate në Barcelonë, natën e 31 dhjetorit.

Për më tepër, sipas medias spanjolle, braziliani më i titulluar në historinë e futbollit ka nisur tashmë një grevë urie. Burimet nga burgu kanë treguar se ish-futbollisti i Barcelonës “është krejtësisht i shkatërruar dhe ka ditë që nuk ha fare”.

E gjitha kjo pasi bashkëshortja e tij, modelja Joana Sanz e la, i ka kërkuar divorcin dhe nuk dëshiron më të dijë asgjë për këtë, pasi ka hequr edhe shumë foto me të nga profili zyrtar në Instagram. Burime të tjera zbulojnë gjithashtu se Dani Alves nuk e ka humbur dëshirën për të luajtur futboll, duke qenë se debutoi në një ekip të burgut javën e kaluar.

.

Të Ngjajshme

Messi vs Ronaldo, sfida e pafund edhe me kombëtaret: mesatarja e golave shpërblen kampionin e botës deri tani!

admin

EURO 2024: Mbappe spektakolar, Holanda pëson disfatë. Lukaku kthehet bishë te Belgjika, hat-trick ndaj Suedisë! Qan Lewandowski… (PAMJET)

admin

Franca nga sot ka një portier të ri post-Lloris dhe Depay e pëson i pari… (PAMJET)

admin

Leave a Comment