January 28, 2022
Portali Shprehja

Danillovski: Omicron është fillimi i fundit të pandemisë

“Omicron është fillimi i fundit të pandemisë”, tha për “Kanal5” epidemiologu Dragan Danillovski.

Danillovsi thotë se izolimi nuk i nevojitet më askujt përveç profesionistëve shëndetësorë deri në 5 ditë.

Tact Watches

“Të gjithë ata që janë asimptomatikë ose me pasqyrë të lehtë janë të lirë të punojnë, ndërsa ata që kanë simptoma më të theksuara shkojnë në mjekim shtëpiak. A mund të pranojmë që gjysma e vendit të shkojë në izolim? Mendoj se edhe nxënësit duhet të heqin maskat për ambiente të mbyllura.

Në të njëjtën kohë, certifikatat janë diçka e pakuptimtë në këtë mjedis ku virusi nuk respekton vaksinat dhe anashkalon imunitetin. Atëherë kë mbrojmë me certifikata? Vetëm në këtë mënyrë do të fitonim imunitet kolektiv, por kjo strategji nuk është e padëmshme në këtë periudhë, të moshuarit duhet të fshihen, ndërsa të rinjtë të ekspozohen”, sugjeron Danillovski.

Sipas tij, ndonëse vala e fundit ka nisur pesë ditë më parë, treguesit aktualë thonë se kulmi me disa mijëra të infektuar në ditë do të jetë në fund të këtij muaji dhe meqenëse spitalet nuk janë të mbipopulluara dhe numri i vdekjeve është në rënie nuk duhet të shqetësohemi.

Të Ngjajshme

Nga 1 shkurti do të rikthehet transporti publik në Kumanovë

admin

Sedat Ramadani largohet nga LB / E humbëm identitetin me të cilin na njihnin njerëzit!

admin

Alsat: BDI-ja e harroi në burg Rexhail Qerimin!

admin

Leave a Comment