14 C
Skopje
October 20, 2019
Informacione Vendi

Darka ku në një tryezë ishin Ali Ahmeti dhe Arben Taravari, flet ky i fundit?!

Njeriu i dytë i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, ka qënë në qendër të vëmendjes në rrjetet sociale, për arsye të publikimit të një fotografie ku Taravari ka qënë i ftuar tek studenti i tij, Bujar Selmani. Por përveç Taravarit, Selmani kishte ftuar edhe kreun e BDI-së, Ali Ahmetin. Kjo shkaktoi polemika mes komentuesëve në rrjetet sociale. Por vetë Taravari, ka shpërndarë fotografi nga ky takim.
“Jam i lumtur të ndaj me ju lajmin se një specialist i ri në neurologji, shumë i aftë si Bujar Selmani, ju shtua mjekëve në një moment dhe sidomos njerëzëve. Jam i bindur që ky mjek dhe njeri i shkëlqyer do të jetë një histori suksesi dhe humanizmi” – ka shkruar Arben Taravari, Kryetar i Gostivarit dhe Sekretar i Përgjithshëm i Aleancës për Shqiptarët. Por ai nuk ka bërë komente tjera pas lajmit me foton që shpërtheu në rrjetet sociale. (INA)

Artikuj të ngajshëm

ASH propozoi 12 prillin, Sela: Diaspora do jetë këtu, do vijë ndryshimi

shprehja

Zaev: Zgjedhjet më 12 prill, Qeveria teknike nga 3 janari

shprehja

Ziadin Sela: Shkojmë në zgjedhje, na priftë e mbara

shprehja