December 2, 2020
Portali Shprehja

Darmian nuk ka dyshime: Ai ka qenë kundërshtari më i vështirë

Matteo Darmian ka qenë një nga lojtarët e kërkuar nga Antonio Conte për të përforcuar krahët e mbrojtjes së Inter-it dhe italiani i ka dhënë të drejtë trajnerit me paraqitjet e tij.

Vetë Darmian ka bërë një bilanc të karrierës në Match programe në prag të ndeshjes së kampionatit kundër Torino-s.

“Për mua nuk është një pikëmbërritje  të bëj pjesë e klubeve të mëdha si Inter-i apo Manchester United: është një pikënisje, një fillim i ri, ai momenti kur thua ‘nuk duhet të dorëzohem sepse e bukura dhe e vështira vjen tani’”.

“Kundërshtari më i vështirë me të cilin jam përballur? Kam patur fatin të luaj me kampionë të mëdhenj në karrierën time dhe të mbuloj të tjerë. Mes më të vështirëve them sigurisht Eden Hazard”.

.

Të Ngjajshme

Ferdinand: Ja si Klopp po kopjon Ferguson-in jashtë fushës

admin

Capello zbulon prapaskenën: Ishte një lojtar që nuk e doja, por më pas…

admin

Celtic në kaos para Milan-it: Do ta kuptoja klubin, po të më kishte shkarkuar

admin

Leave a Comment