April 17, 2021
Portali Shprehja

DASH: Bullgaria ua shkel të drejtat maqedonasve

Në kohën kur Sofja e akuzon Shkupin se ua shkel të drejtat bullgarëve që jetojnë në vend, Departamenti Amerikan i Shtetit (DASH) konstaton se në fakt është Bullgaria ajo që edhe më tej ua shkel të drejtat maqedonasve. Sipas DASH përpjekjet e autoriteteve bullgare për dënimin e zyrtarëve që i shkelin të drejtat e njeriu janë të pamjaftueshme dhe pandëshkueshmëria mbetet problem.

Autoritetet në Bullgari edhe më tej nuk lejojnë regjistrimin e aktiviteteve grupore të maqedonasve, siç është Organizata Ilinden, Shoqata e maqedonasve të shtypur, Viktimat e terrorit komunist dhe Klubi maqedonas për tolerancë në Bullgari edhe përskaj vendimit gjyqësor në maj të vitit të kaluar dhe mbi 10 vendimeve paraprake gjyqësore nga Gjykata Evropiane për të drejtat e njeriut, sipas së cilave shkelen të drejtat e grupimeve – thuhet në raportin e DASH.

Ndihmës sekretari amerikan, Metju Palmer theksoi urgjencën për dialog mes Shkupit e Sofjes për zgjidhjen e problemeve jashtë formateve ndërkombëtare, si NATO e BE. Pallmer tha se SHBA pret që negociatat mes Shkupit e BE-së të fillojnë këtë vit.

Edhe Zv/kryeministri, Dimitrov tha se BE do ta ketë të vështirë ta ruajë kredibilitetin e saj nëse negociatat për anëtarësim nuk fillojnë as këtë vit. Nga Lubjana, kryediplomati slloven, Logar tha se Sllovenia do ta ndihmojë Maqedoninë e Veriut gjatë presidencës me BE-në, në gjysmën e dytë të vitit.

Strategjia jonë bazohet në tre themele. E para është bisedë dhe gjetje e mirëkuptimit të denjë dhe evropian me Bullgarinë; reforma në shtëpi, Qeveria e miratoi Agjendën “Reforma në shtëpi” dhe themeli i tretë është ndihmë dhe mbështetje nga miqtë tanë, si Sllovenia – u shpreh Nikolla Dimitrov, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Të përshpejtohen reformat! Sllovenia edhe më tej do t’i jep mbështetje Maqedonisë së Veriut në negociatat për anëtarësim në BE – tha Anzhe Logar, Ministër i Jashtëm i Sllovenisë.

Ndryshe, marrëdhëniet mes Shkupit e Sofjes kanë hyrë në fazë tensionuese, teksa po afrohen zgjedhjet parlamentare të së dielës në Bullgari. Shkupi i dorëzoi notë proteste shkaku i video-klipit parazgjedhor provokues të VMRO-së bullgare, ndërsa Sofja i dorëzoi notë proteste për shkak të ndalesës së rreth 1000 librave.

Anesa SaliHu

 

 

 

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Në gjoksin e Iles rrah zemra e Vericës, kirurgët shpëtuan tre jetë

admin

Regjistrohen 31 viktima dhe 824 raste të reja me Covid-19

admin

Ligji për Shtetësi, opozita shqiptare përgatit ndryshimet

admin

Leave a Comment