18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Offside

“Dashakeqësi! Djali im u tregua i sinqertë”, reagon babai i Nejmar

Nejmar zemëroi shumë tifozë të PSG-së për shkak të një deklarate, ku braziliani tha se ndeshja më e rëndësishme e karrierës së tij ishte fitorja 6 – 1 e Barcelonës ndaj PSG-së, rezultati ky që përmbysi fitoren 4 – 0 të parisienëve në takimin e parë.

Për të qetësuar situatën ka ndërhyrë babai i futbollistit, i cili është njëkohësisht dhe agjenti i tij që në ditët e para të karrierës.

“Mendoj se është dashakeqësi nga ana e mediave që ajo deklaratë të merret si provokim nga ana e djalit tim.  Të kujtosh një ndër ndeshjet më të rëndësishme të karrierës tënde nuk mund të quhet mungesë respekti”.

“Djali nuk fyeu askënd nga lojtarët e PSG-së ose vetë klubin. Ishte thjesht një përgjigje e sinqertë e një pyetje që iu bë, përse duhet të fryhen gjërat në këtë lloj mënyre”, tha Nejmar Senior.

Artikuj të ngajshëm

VIDEO | Sterling zgjedh të festojë ndryshe, nuk i harron ish-tifozët

shprehja

Rikthim në vendlindje, futbollisti lë Liverpulin pas 204 ndeshjesh

shprehja

Dorëzohet Shkëndija, shet “yllin” e saj për 500 mijë €

shprehja