August 5, 2021
Portali Shprehja

Dasmat dhe ahengjet tjera në ambiente të mbyllura, Bekteshi: Kjo nuk varet vetëm nga Ministria  e Ekonomisë

​Ministria e Ekonomisë është pro miratimit të protokolleve për organizimin e dasmave dhe ahengjeve tjera familjare edhe në ambiente të mbyllura, por  kjo sipas ministrit Kreshnik Bekteshi, nuk varet vetëm nga Ministria e Ekonomisë. Bekteshi në emisionin “Magazina Ekonomike” edhe publikisht i bëri thirrje Komisionit për Sëmundje Infektive që sa më shpejtë të shqyrtoj propozimin e Ministrisë së Ekonomisë sa i përket protokollit për organizimin e dasmave dhe ahengjeve të tjera familjare edhe në ambiente të mbyllura.

Kjo nuk varet nga Ministria e Ekonomisë, Ministria e Ekonomisë është në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha palët, duke përfshirë edhe organizatat që janë prezent sot në studio. Ne si Ministri e  Ekonomisë e kemi kryer obligimin tonë, jemi të gatshëm që drejtpërdrejte të kontribuojmë në kuadër të mbledhjes së komisionit gjatë kësaj jave dhe vendimi përfundimtarë dhe propozimi përfundimtarë do të jetë i komisionit për shkak se kemi theksuar se gjatë pandemisë që prioritet mbi prioritetet është shëndeti i qytetarëve dhe me siguri që nuk duam të intervenojmë drejtpërdrejt apo në një mënyrë indirekte të lobojmë në kuadër të Komisionit. Por ne konsiderojmë si Ministri e Ekonomisë, duke marrë  parasyshë edhe gjendjen epidemiologjike edhe protokollet paraprake të cilat i ka sjellë Komisioni që do të kemi një rezultat pozitiv nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive, dhe e vetmja çka do të mbetet është që të respektojmë ato protokolle me qëllim që të mbrojmë shëndetin tonë dhe njëkohësisht dhe gjithë mysafirëve të cilët do të marrin pjesë në manifestime apo ahengje të tilla”.

 

 

 

.

Të Ngjajshme

Vështirësohet gjendja me zjarret në Pehçevë-Dellçevë

admin

Katër viktima dhe mbi 200 raste të reja me koronavirus në Maqedoninë e Veriut

admin

Gjendet trupi i pajetë i viktimës nga zjarret në rajonin Kumanovës

admin

Leave a Comment