September 26, 2020
Portali Shprehja

Davidoviq: Qytetarët nuk i besojnë gjyqësorit

Prokuroria ende nuk ka vendosur nëse do ta ankimojë vendimin e gjykatës për dënim me kusht me dy vjet burg për shoferin që shtypi me makinë një burrë dhe vrau një fëmijë të palindur. Për Alsat thonë se do të presin aktvendimin me shkrim, ndërsa nuk i komentojnë paralajmërimet e familjes së viktimës për ankesë kundër prokurorit që po merret me rastin në fjalë. Përndryshe, vazhdojnë edhe më tej reagimet e publikut për këtë rast. Avokati Zvonko Davidoviq thotë se revolta e qytetarëve për vendimet gjyqësore tregon se besimi në gjyqësor nuk është rikthyer.

Unë vetëm mund të them se në praktikën gjyqësore kemi pasur aktvendime lirimi për aksidente të cilët kanë marrë jeta njerëzish, ndërsa kemi pasur edhe dënime të larta prej pesë deri në shtatë vjet. E gjitha varet nga lënda konkrete, provat konkrete, ekspertiza dhe gjithçka gjë gjendet brenda lëndës. Meqenëse nuk e kam parë, nuk mund të komentoj, por mund të them nga një këndvështrim tjetër që e gjithë kjo tregon se njerëzit nuk i besojnë gjyqësorit. Ne duhet të rikthejmë besimin në gjyqësor, por në mënyrë ligjore, jo me përzierjen e politikës dhe ndërhyrjen e ekzekutivit – tha Zvonko Davidoviq – avokat.

VMRO DPMNE-ja opozitare akuzoi se ka korrupsion dhe nepotizëm në gjyqësor dhe kërkoi rishikim të rastit të aksidentit.

Revizioni është më e pakta që mund të bëhet në këtë moment dhe të dalë drejtësia në pah, ndërsa familja e pikëlluar thjesht ta fitojë disi drejtësinë në anën e saj – deklaroi Dimçe Arsovski – zëdhënës i VMRO DPMNE-së.

Nga LSDM-ja njoftuan se përparësia e qeverisë së re është pastrimi i gjyqësorit ndërsa për ministrin e drejtësisë Bojan Mariçiq, dyshimi i qytetarëve në vendimet gjyqësore është motiv për zbatimin e reformës dhe rivendosjen e besimit. Të premten, gjykatësja Elena Ilievska Josifoviç caktoi dënim me kusht me dy vjet për shoferin e xhipit i cili në vitin 2018 goditi motorin në të cilin gjendeshin dy bashkëshortët. Goce Dimitrievski, 32 vjeçar, i cili drejtonte motorin humbi jetën ndërsa gruaja e tij shtatzënë Natasha humbi foshnjën e saj. Familja, e zhgënjyer me këtë aktvendim, paralajmëroi se do të vazhdojë luftën për drejtësi.

Alsat

Të Ngjajshme

Ndalohen 5 persona për sulmin ndaj policëve në Veles

admin

Pahor: Të mos shtyhet fillimi i negociatave, konferenca ndërqeveritare të mbahet sa më parë

admin

Ish-kreu i Supremes, në bankën e të akuzuarve

admin

Leave a Comment