7.7 C
Skopje
December 12, 2019
Offside

De Biazi pranon një tjetër xhelozi me Rejën, Igli Tare: Është stadiumi më i mirë në Ballkan!

Shumë figura të njohura do të vijnë më nga afër për të ndjekur takimin mes Shqipërisë dhe Francës. Mes tyre është Gianni De Biazi që na dërgoi në histori dhe duke u kualifikuar në Europianin e Francës. Teksa komenton për “Top Channel”, xhelozinë që Reja shprehu për stadiumin e ri sa i përket paraardhësve të tij, De Biazi doli në një tjetër përfundim.

“Nuk jam xheloz për stadiumin e ri që do të ketë Reja. Jam xheloz që Reja është trajneri i Shqipërisë dhe unë jo. Mendoj se edhe unë kam kontribuar sadopak që Shqipëria arriti kulmin dhe tani vjen ky stadium. Është normale që të ketë ndryshime në organikën e Kombëtares që nga largimi im. Reja po merr lojtarët më të mirë”, ka thënë De Biazi.

Nga ana tjetër Igli Tare vlerësoi shumë stadiumin “Air Albania”, duke thënë se është më i miri në Ballkan. Gjithashtu pa komentuar nuk është lënë edhe vlerësimi që i është bërë, teksa u nominua për drejtorin sportiv më të mirë në Europë.

“Erdha këtu me shumë dëshirë pastaj kalojmë edhe kohët tona. Është stadiumi më i mirë në Ballkan. E kam parë edhe nga afër, ishte diçka vërtet e bukur. Është krenari dhe që përfaqësojë Shqipërinë teksa jam në garë për drejtorin sportiv më të mirë. Nuk e prisja këtë nominim”, ka thënë Tare. /Sport Ekspres/

Artikuj të ngajshëm

Nga azili politik te parajsa e Celtik, skocezët sjellin për Krishtlindje historinë e Rudi Vatës

shprehja

Mrekulli italiane/ Askush nuk e mendonte, Atalanta dhe Gjimshiti kalon grupet e “Champions League”

shprehja

Ibrahimoviç do kontratë “adoleshenti” te Milani, çështja që i ndan dhe gati plani B

shprehja