September 27, 2020
Portali Shprehja

De Laurentiis, kundër të gjithëve: Kampionat i shtrembëruar, duhen dorëheqje

Seria A nuk ka filluar akoma dhe menjëherë kanë ardhur polemikat në lidhje me kalendarin. Nga grumbullimi i Napoli-t të tij, Aurelio de Laurentiis ka shpërthyer kundër UEFA-s, FIFA-s dhe institucioneve italiane.

Numri një i  “axurrëve” ka përdorur fjalë të forta në lidhje me sezonin e ri të Serisë A. Këto janë deklaratat e publikuara nga Goal.com:

“Të luajmë që sot? Lega e Serisë A dhe të tjerat duhet t’u thonë zotërinjve të Qeverisë, të gjitha qeverive europiane, dhe UEFA-s ‘Ne ndalemi’”.

“Ne nuk jemi dakord të komandohemi nga ju që nuk kuptoni asgjë, duhen dorëheqje. Duhet të jeni vetëm sekretari ynë. Po shtrydhni futbollin dhe tifozët pa limit, duke caktuar kalendarë të gabuar dhe duke favorizuar kombëtaret”.

“Tifozi është i lidhur me kombëtaren, por në  fillim shikon kampionatin e tij. UEFA dhe FIFA duhet të bëjnë një hap mbrapa, sillen si mbret dhe mbretëreshë”.

Në fund, De Laurentiis ka bërë edhe disa deklarata që pritet të shkaktojnë shumë diskutime në lidhje me edicionin e ri të Serisë A:

“Është një kampionat i shtrembëruar sepse askush nuk ka patur kulturën e veprimit, një kundërpërgjigje racionale dhe logjike. A mund të luhet ky kampionat apo jo? Nëse unë nuk mund të kem kontakte si tifoz, unë nuk mund të bëj asnjë sport kontakti.

.

Të Ngjajshme

Video: Kane me asist fantastik, Lucas kalon Tottenhamin në avantazh

admin

E BUJSHME: Klubi rus i ofron rrogë të frikshme Hysajt, tundohet shkodrani

admin

Dorëzohet rivali i Messit: Le ta shijojmë, me fat që e kemi dhe këtë sezon!

admin

Leave a Comment