May 26, 2022
Portali Shprehja

Dega e Studeniçanit bojkoton Kongresin e Alternativës

Kryetari i Alternativës Afrim Gashi ka refuzuar kërkesën e Degës së Studeniçanit për drejtësi dhe respekt në raport me anëtarët dhe votuesit e sinqertë të Karshiakës- të cilët 7 vite me radhë kanë përkrahur me besnikëri këtë strukturë politike, duke shënuar fitore në nivel komunal në disa cikle zgjedhore.

Me këtë rast A.G nuk ka treguar as vullnet minimal për tu takuar me përfaqësuesit legjitim – të deleguar nga kjo Degë. Takim ky ku A.G do të duhej të zotohej se do të respektoj kuadrot e Karshiakës, duke ju dhënë mundësi të barabarta që të kontribuojnë me potencijalin e tyre profesional në institucionet e ndryshme shtetërorë.

Tact Watches

Për këto arsye Dega e Studeniçanit, në mbledhjen e mbajtur me datë 8 Maj 2022, unanimisht ka marë vendim që t’i ngrij të gjitha aktivitetet dhe të mos mar pjesë në Kongresin e Alternativës./AlbPress.net/

Të Ngjajshme

Flamuri evropian mbush 33 vjet

Sulmuesi i shkollës në Texas i kishte treguar një vajze në Gjermani për planin e tij

Bislimovski: Shteti nuk do të lejojë rritje të madhe të çmimit të energjisë elektrike

admin

Leave a Comment