November 29, 2021
Portali Shprehja

DEKLARATA E ÇMENDUR | “Momenti që Cristiano Ronaldo të veshë fanelën e Barcelona-s”

Një ndër gjërat që tifozeria e Real Madrid nuk do të donte të shihte kurrë është sigurisht që Cristiano Ronaldo të vishte fanelën e Barcelona-s, aty ku ka shkruajtur historinë dhe lënë gjurmë të thella Lionel Messi, sot te PSG.

Largimi i gjashtë herë fituesit të Topit të Artë, mes të krizës ekonomike, ​​la një boshllëk të madh në ekipin “blaugrana”.

Tact Watches

Ka nga ata që shpëtimin e klubit e shohin te “rivali” më i madh i futbollit, që “ylli” argjentinas ka pasur gjatë karrierës së tij.

Në një program televiziv, ish-kandidati për president të Barcelonës, Toni Freixa (trimfoi Laporta), u pyet për një transferim të mundshëm të Cristiano Ronaldos në “Camp Nou” dhe përgjigja e tij ishte befasuese: “Nëse ka një moment për ta bërë këtë çmenduri, është tani…”

Tonio Freixa ka folur për rikthimin e Xavi Hernándezit te Barça, këtë herë si trajner. Me prezantimin e trajnerit të ri, janë vendosur rregulla të reja, ku përfshihen edhe gjoba të majme.

“Xavi nuk vjen me idenë për të vendosur gjoba dhe për të përndjekur lojtarët. Ai dëshiron t’i bindë ata për një ide, t’i bëjë ata të luajnë në një mënyrë, t’i bëjë të kënaqen.”

Kjo është arsyeja pse ish-kandidati për president beson se emërimi i Xavit do të sjellë rezultate:

“Nuk mendoj se do të ketë një luftë mes trajnerit dhe lojtarit”.

.

Të Ngjajshme

Buffon: Problemet e Juves ishin të dukshme, Chiellini dhe Bonucci duhet të “klonohen”

admin

Shevchenko jep “ok”, futbollisti i Kosovës mund të transferohet falas në Serie A!

admin

Sarri nuk ka dyshime, shpërfill Milan dhe Inter para Napolit: “Më falni, por me atë që pashë sot ju them…”

admin

Leave a Comment