September 29, 2023
Portali Shprehja

Dembele: Ëndrra ime është të fitojë titullin e Kampionëve me Barçën

Ousmane Dembele ka thënë se dëshiron ta fitojë Ligën e Kampionëve me skuadrën e Barcelonës. Sulmuesi francez  në një intervistë për gazetë “Telefoot’’, gjithashtu bëri të ditur se dëshiron të vazhdoj të luaj me fanellën  e ‘’blaugranave’’.

“Ëndrra ime më e madhe është të fitoj Ligën e Kampionëve me Barçën, të fitojë atë trofe me klubin që e dua”. Ndihem mirë në Barcelonë. Shpresoj të bëhem një lojtar i madh këtu. Unë kam qenë gjithmonë anëtar i këtij klubi, që kur kam qenë i vogël, kam qenë gjithmonë një tifoz”, tha Dembele.

 

“Messi është një legjendë absolute. Ta shohim atë të luajë përsëri në anën tonë do të ishte e jashtëzakonshme.”, deklaroi sulmuesi francez.

 

Kontrata e Dembeles me Barcelonën skadon me 30 qershor 2024. /IndeksOnline/

.

Të Ngjajshme

Sveçla: Po hetohet përfshirja e mundshme e Rusisë në sulmin në Banjskë

A mund të ndikojë shtatzënia në shëndetin kardiovaskular?

Akullnajat e Zvicrës në dy vitet e fundit janë shkrirë me 10 për qind

Leave a Comment