June 26, 2022
Portali Shprehja

Dembele merr vendimin, ia zbulon të ardhmen tifozit (Video)

E ardhmja e Ousmane Dembele te Barcelona mbetet e paqartë. Të gjithë ata që i afrohen francezit e pyesin për lëvizjen e tij të radhës dhe se ku do të luajë në sezonin 2022/23.

Kështu ndodhi këtë fundjavë kur sulmues u pyet se çfarë do të bënte nga një tioz kur ndodhej në makinë. I ndalur në një semafor, një tifoz e ka pyetur dhe Dembele është përgjigjur.

Tact Watches

Tifozi e pyeti Dembelen nëse do të qëndronte te Barcelona dhe nëse zërat për interesimin e Chelsea-t ishin të vërteta, siç shihet në një video të postuar në Twitter nga @Actualite-Barca.

Përgjigja e Dembeles ishte e thjeshtë, dhe ndoshta opsioni më i sigurt, duke thënë se ai ndihej mirë në Barcelonë dhe se do të qëndronte.

Për interesimin e klubit anglez ai tha se “janë vetëm thashetheme”. Dembele ishte me siguri i vetëdijshëm se videoja do të përfundonte në rrjetet sociale dhe, si rezultat, zgjodhi fjalët e tij me kujdes.

Barcelona nuk e ka përmirësuar ofertën që kur Mateu Alemany u takua me Moussa Sissoko, menaxheri i lojtarit, dhe futbollisti është ende në pritje të një propozimi më të mirë për të rinovuar.

Pozicioni aktual dhe mungesa e lëvizjes, megjithatë, sugjeron që Dembele ka më shumë se gjasa të largohet nga Barcelona këtë verë.

.

Të Ngjajshme

Takim sekret në Portugali nga Jorge Mendes për transferimin e Ronaldo-s! The Athletic zbulon prapaskenat

admin

Në shenjën e talentit të madh, bomberi me 500 gola i jep Milanit kampionatin nën 15 vjeç (PAMJET)

admin

Sportistët më të kërkuar në botë: askush si aforhet Ronaldo-s, por sa surpriza…

admin

Leave a Comment