18.8 C
Skopje
August 25, 2019
Informacione Vendi

Demiri i Lëvizje Besa: Shtrohet pyetja se me çka merren përfaqësuesit shqiptarë në Qeveri, dështim total

Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Abdush Demiri theksoi se për çdo ditë kjo qeveri po dëshmon se nuk është e aftë për të implementuar ligjet të cilat me shumë mund dhe sakrificë janë sjellë me një konsensus të brishtë ndëretnik.
“Qeveria aktuale jo vetëm që nuk po arrin të futë në procedurë parlamentare ligjet të cilat i ka dakorduar me Lëvizjen Besa, gjatë ndryshimeve të fundit kushtetuese, por po kjo Qeveri LSDM-BDI, po dështon edhe në implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe. Pas njoftimeve të djeshme të zv.sekretarit të Qeverisë, që vjen nga rradhët e BDI-së, se Qeveria ende nuk ka formuar Inspektoratin Shtetëror, institucion ky i cili do duhet të bëjë përcjellje instuticionale të implementimit të gjuhës shqipe konform ligjit të cilit ka dhënë mbështetje edhe Lëvizja Besa.”, theksoi Demiri.
Sipas tij, shtrohet pyetja, se me çka merren përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, BDI-ja dhe partitë e tjera, kur edhe pas gjashtë muajve nuk po arrijnë të krijojnë institucionin kryesor i cili do bëjë inspektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, ndërsa në anën tjetër për çdo ditë kemi me qindra shembuj të bastardimit të gjuhës shqipe, mos përdorimi i duhur si dhe shkelje që kanë të bëjnë me përdorimin e të njejtit.
“Për fat të keq, po dëshmohet se edhe kjo qeveri si ajo e kaluara që kanë emëruesin e përbashkët BDI-në, nuk kanë kapacitet për të punuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, prandaj zgjidhja e vetme e cila do kristalizojë skenën politike janë zgjedhjet e parakohshme, me ç’rast jemi të bindur se opozita shqiptare do jetë fitues absolut dhe përfaqësues i denjë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.”, theksoi Abdush Demiri, nënkryetar i Lëvizjes BESA. (INA)

Pres Konference (15.07.2019)

Të nderuar përfaqësues të mediave,Të nderuar qytetarë,Për çdo ditë kjo qeveri po dëshmon se nuk është e aftë për të implementuar ligjet të cilat me shumë mund dhe sakrificë janë sjellë me një konsensus të brishtë ndëretnik.Qeveria aktuale jo vetëm që nuk po arrin të futë në procedurë parlamentare ligjet të cilat i ka dakorduar me Lëvizjen Besa, gjatë ndryshimeve të fundit kushtetuese, por po kjo Qeveri LSDM-BDI, po dështon edhe në implementimin e ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe.Pas njoftimeve të djeshme të zv.sekretarit të Qeverisë, që vjen nga rradhët e BDI-së, se Qeveria ende nuk ka formuar Inspektoratin Shtetëror, institucion ky i cili do duhet të bëjë përcjellje instuticionale të implementimit të gjuhës shqipe konform ligjit të cilit ka dhënë mbështetje edhe Lëvizja Besa.Shtrohet pyetja, se me çka merren përfaqësuesit shqiptarë në qeveri, BDI-ja dhe partitë e tjera, kur edhe pas gjashtë muajve nuk po arrijnë të krijojnë institucionin kryesor i cili do bëjë inspektimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel qendror dhe lokal, ndërsa në anën tjetër për çdo ditë kemi me qindra shembuj të bastardimit të gjuhës shqipe, mos përdorimi i duhur si dhe shkelje që kanë të bëjnë me përdorimin e të njejtit.Për fat të keq, po dëshmohet se edhe kjo qeveri si ajo e kaluara që kanë emëruesin e përbashkët BDI-në, nuk kanë kapacitet për të punuar në mbrojtjen dhe avancimin e të drejtave të shqiptarëve, prandaj zgjidhja e vetme e cila do kristalizojë skenën politike janë zgjedhjet e parakohshme, me ç’rast jemi të bindur se opozita shqiptare do jetë fitues absolut dhe përfaqësues i denjë i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.Abdush Demiri, nënkryetar i Lëvizjes BESA15.07.2019 Zyra për InformimShkup Lëvizja BESA

Gepostet von Lëvizja BESA am Montag, 15. Juli 2019

Artikuj të ngajshëm

Haradinaj takon Zaevin, e quan mik të mirë

shprehja

Albin Kurti tregon për herë të parë si e njohu gruan norvegjeze

shprehja

RA NË PËRPJEKJE PËR T’I TËHEQUR SHOKËT

shprehja