18.5 C
Skopje
July 16, 2019
Informacione Vendi

Demolohet tabela e parë me emrin “Republika e Maqedonisë së Veriut” (FOTO)

Tact

Vetëm sa filloi të aplikohet vendosja e tabelave të reja me emrin e ri të shtetit, revolta te qytetarët doli në pah, ashtu që tabelat e reja ku shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut u demoluan, transmeton koha.mk.

Me një sprej të zi është fshirë fjala “E Veriut” dhe është shkruar “Asnjëherë e Veriut”! Qytetarët kanë komentuar se nuk miratojnë ndërrimin e emrit, dhe se revolta do të rritet pas çdo tabele të vendosur ku shkruan Republika e Maqedonisë së Veriut.

Pas marrjes  së Notës verbale me të cilën Athina sot do ta informojë Shkupin se janë ratifikuar Marrëveshja e Prespës dhe protokolli për anëtarësim në NATO, dhe përmbushja e të gjitha kushteve juridike për hyrjen në fuqi të marrëveshjes përfundimtare dhe amendamentet kushtetuese, fillon zbatimi i emrit të ri Republika e Maqedonisë së Veriut.

Në Gazetën Zyrtare do të publikohet data e hyrjes së fuqi të amendamenteve kushtetuese dhe ligjit kushtetues.

Pastaj, siç paralajmëroi MPJ, Republika e Maqedonisë së Veriut dhe Republika e Greqisë do të dorëzojnë letër të përbashkët deri te sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guteresh për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes përfundimtare, me çfarë i jepet fund kontestit dypalësh shumëvjeçar midis të dyja vendeve.

Pastaj për ndryshimin e emrit do të informohen edhe Sekretariati i OKB-së, vendet anëtare, vendet vëzhguese të OKB-së, si dhe të gjitha organizatat e tjera ndërkombëtare.

 

Burimi i lajmit

Artikuj të ngajshëm

Përveç Katica Janevës edhe një prokuror/e tjetër e involvuar te rasti “Boki 13”?

shprehja

Ky është biznesmeni i shantazhuar që ‘dridhi’ Specialen në Maqedoni

shprehja

VIDEO/ Bastiset televizioni i njohur në Shkup dhe pronari i saj

shprehja