June 27, 2022
Portali Shprehja

Dëmshpërblimi i lartë “ngadalson” largimin e Poketinjos

Pas përfundimit të sezonit në Ligën e Parë në Francë, pritej largimi zyrtar i trajnerit të PSZH-së, Maurisio Poketinjo. Trajneri nuk është pjesë e planeve të Naser Al-Khelaïfi, mirëpo skuadra parisiene dhe trajneri duket se nuk janë dakord me dëmshpërblimin e ndarjes së parakohëshme.

Tact Watches

Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, skuadra e PSZH-së është denoncuar nga La Liga dhe po hetohet për gjoja shkelje të “Fair-Play-Financiar”, teksa pagesa e përfundimit të një kontrate para kohe do të llogaritet si një bilanc negativ. Për këtë arsye, objektivi i drejtuesve të klubit parizien është që ta ulin shumën prej 20 milionë eurosh, që duhet t’i paguhet trajnerit argjentinas për prishjen e njëanshme të kontratës.

Kujtojmë se në fund të kohës së tij te Totenham, Poketinjo mori 14.6 milionë euro për të zgjidhur kontratën që kishte në fuqi me “Spurs”. Pasi të përfundojë largimi i trajnerit argjentinas, ideja është të shpallet “ipso facto” zëvendësuesi i tij dhe për këtë pozicion duket se është përzgjedhur Kritof Galtier, pasi Zinedin Zidan kërkon të presë për të marrë detyrën e trajnerit të kombëtares franceze.

.

Të Ngjajshme

Tensione në Athinë, sulmohen zyrat e PASOK dhe ministria e Jashtme

Turqia kritikon BE-në për atë që i bëri Ballkanit Perëndimor në Samitin e fundit

admin

Zhoao Feliks, me një deklaratë mbyll dyert Mançester Sitit

Leave a Comment