September 25, 2022
Portali Shprehja

Dendias i përgjigjet Erdoganit: Jemi përballur me kërcënime më serioze

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias ka reaguar pas deklaratave të presidentit turk Rexhep Erdogan, shkruajnë mediat greke.

“Ne i refuzojmë plotësisht gjepurat neo-otomane. Ne dëgjojmë çdo ditë deklarata të egra, jemi përballur me kërcënime shumë më serioze në historinë tonë”, tha Dendias.

Ndërkohë, më herë Erdogan deklaroi se nëse Greqia vijon deklaratat e saj, durimit të Turqisë mund t’i vijë fundit.

“Ata kanë ishuj, kanë baza në ato ishuj dhe nëse vazhdojnë kërcënimet e tyre të paligjshme, durimi ynë do të mbarojë. Ajo që po ju them nuk është fantazi. Kur themi mund të vijmë brenda natës, kur të vijë koha do të vijmë brenda natës”, tha presidenti turk. 

.

Të Ngjajshme

Rritja e çmimeve të energjisë falimenton qindra kompani në Gjermani

Automjeti i shefit të Shtatmadhorisë Vasko Gjurçinovski përfshihet nga flakët ndërsa ishte në lëvizje, nuk ka të lënduar

admin

Studimi: Të shikuarit TV me fëmijën mund të ndihmojë zhvillimin e tij njohës

Leave a Comment