Infermierja që e vrau kolegun e saj si hakmarrje për shantazhimin që i bëri ai për të bërë seks me të është dënuar me vdekje.
Rasti ishte diçka me të vërtetë tronditëse për qytetin e Yulin, e sidomos stafin e spitalit të Yulin ku kishin punuar të dy.
Li Fengping kishte provuar të humbte provat duke i hedhur pjesët e gatuara të trupit të doktorit në tualet.
Infermierja u përfshi seksualisht me doktorin si pasojë e një borxhi shumë të madh që i kishte ajo si pasojë e varësisë së saj me bixhozin.
Ajo filloi ta paguante doktorin me intimitet, pasi ai pagoi borxhin e saj.
Kërkesat e tij filluan të jenë të shpeshta, edhe nga tri herë në javë.
Policia gjithashtu publikoi imazhet e pjesëve të gatuara të trupit të viktimës.
Sipas gazetës nacionale kineze Sohu, thuhet së ajo tanimë është dënuar me vdekje dhe pritet të zbatohet. /Lajmi.net/