September 27, 2022
Portali Shprehja

Dënohet mësuesi shqiptar në Angli, u kap me 275 mijë paund për trafikim kanabisi

Kristian Zefi, një mësues fiskulture në Shqipëri është dënuar me 8 muaj burg nga drejtësia angleze për trafik kanabisi. I riu është vënë në pranga teksa ndodhej në një banesë dhe kujdesej për më shumë se 500 bimë kanabis.

Zefi, një emigrant i paligjshëm që kishte hyrë në Britani në mënyrë klandestine dhe në momentin që u pikas nga policia është përpjekur të arratiset. Ai është hedhur nga dritarja e godinës ku ndodhej dhe ka kaluar në një tjetër ndërtesë. Por kjo e fundit ishte gjithashtu e rrethuar nga policia, e për rrjedhojë 28-vjeçari nuk kishte ku të shkonte. Ai u vu në pranga.

“Ndërsa policia u përpoq të hynte, i pandehuri doli nga një dritare e katit të sipërm në një çati të sheshtë në një përpjekje për të shpëtuar ai u shqetësua dhe u hodh në çatinë e një ndërtese ngjitur. Ai bëri gjithashtu një telefonatë nga telefoni i tij celular. Në ndërtesë, policia gjeti më shumë se 500 rrënjë kanabis, me një vlerë tregu rreth 275.000 paund”,tha prokurori Stephen Welch.

Prokurori ka sqaruar se dyert e ndërtesës ishin të izoluara, jo për të mos lejuar daljen e Zefit, por për ta mbrojtur atë dhe kanabisin nga personat që mund t’i sulmonin. Personat që hynin apo dilnin nga ndërtesa, përdorni çatinë për të dalë.

Përpara efektivëve, shqiptari deklaroi se ishte trafikuar në Britani dhe pretendoi se edhe ishte dhunuar.

Ndërkohë avokatja e tij u shpreh se mësuesi i fiskulturës kishte udhëtuar për në Angli me kamion dhe se ishte detyruar të punonte për të paguar 25 mijë paundët që kishte marrë borxh për rrugën e bërë.

“Ai u mashtrua duke menduar se po vinte në Britaninë e Madhe për një jetë më të mirë, duke punuar në industrinë e ndërtimit. Atij iu tha se pagesa për ta sjellë këtu ishte 25,000 £ dhe ai nuk kishte mundësi për ta shlyer atë. Ky ishte edhe momenti kur ai filloi të punonte në fabrikën e kanabisit për të shlyer borxhin masiv që kishte. Ky është një njeri i pambrojtur në një vend. ku ai nuk fliste gjuhën dhe nuk kishte njohuri për vendndodhjen,”- deklaroi ajo.

28-vjeçari ka humbur edhe të atin në kohën që ishte në paraburgim./albeu.com

Të Ngjajshme

Katër arsye pse mund të ketë luftë me Serbinë

admin

Shefja e OBT-së paralajmëron se bota po rrëshqet drejt “recesionit global”

admin

“Do çrrënjosim korrupsionin”/ DASH paralajmëron sanksione të reja për Ballkanin Perëndimor

admin

Leave a Comment