August 2, 2021
Portali Shprehja

Dentistja që shpjegon pse s’duhet të përdorni kurrë shpëlarës pas larjes së dhëmbëve bëhet virale

Shpëlarësit e gojës janë reklamuar prej kohësh si një mënyrë perfekte për të larguar mikrobet që nuk arrihen nga furça e dhëmbëve, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, një dentiste po bëhet virale, sepse kundërshton rreptësisht praktikën e përdorimit të pastruesit oral pas larjes së dhëmbëve, pasi sipas saj shpëlani gjithashtu fluorin e dobishëm që gjendet në pastën e dhëmbëve.

“Përdorimi i shpëlarësve të gojës pas pastrimit të dhëmbëve do të sjellë prishjen e dhëmbëve”, paralajmëroi dentistja nga Londra, Anna Peterson, në një klip të TikTok me mbi 2 milionë shikime.

Në një video të dytë, ajo përshkruan se si “pasta e dhëmbëve ka rreth 1450 ppm fluor”, që është përqendrimi ideal për të mbrojtur dhëmbët kundër sheqernave që ndodhen në ushqimin dhe pijet që konsumoni. Peterson thekson se “shpëlarësit e gojës kanë vetëm 220 ppm fluor”, sasi e pamjaftueshme për të parandaluar prishjen e dhëmbëve.

Si rezultat, kur lani dhëmbët dhe përdorni menjëherë shpëlarës goje – thjesht lani të gjithë fluorin me përqendrim të lartë, për një fluor me përqendrim të ulët. Kjo, nga ana tjetër, mund ta bëjë gojën një magnet për mikrobet. Peterson nuk është kundër shpëlarësve të gojës, madje ajo ua rekomandon pacientëve të saj, por jo ta përdorin pas larjes së dhëmbëve me pastë. Koha e duhur për të, është menjëherë pasi të keni ngrënë. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Më shumë ditë pushimi për ata që marrin vaksinën e Covid

admin

4 shenjat që tregojnë se partneri po ju fsheh diçka

admin

Varianti Delta, mes sëmundjeve më ngjitëse që shkenca njeh

admin

Leave a Comment