Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Portali Shprehja
Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245

Deprecated: implode(): Passing glue string after array is deprecated. Swap the parameters in /var/www/vhosts/shprehja.com/httpdocs/wp-content/themes/pennews/inc/media.php on line 245
February 3, 2023
Portali Shprehja

Deputetët e Kosovës dhe Shqipërisë bëhen bashkë për 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë

E diela e 27 nëntorit, do t’i bëjë bashkë deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, në shënim të 110-vjetorit të Pavarësisë Shqipërisë, raporton Express.

Siç ka njoftuar Kuvendi i Kosovës, nesër në Tiranë do të mbahet mbledhje e përbashkët e Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.Në këtë mbledhje, deputetëve do t’u adresohen kryetarja e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Lindita Nikolla dhe kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

Fjalë rasti aty do të kenë edhe dy shefat qeveritar nga Kosova e Shqipëria, Albin Kurti dhe Edi Rama.

Fjalime do të kenë edhe kryetarët e grupeve parlamentare të të dyja Kuvendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.

Pas kësaj, parashihen edhe aktivitetet të tjera Kulturore, është bërë e ditur nga zyra për media e Kuvendit të Kosovës.

Të Ngjajshme

Një ditë duke shikuar pavijonin e psikiatrisë të quajtur Parlamenti i Serbisë

admin

Zëri i Amerikës: Rama shmang interpelancën pa asnjë arsye, vazhdon të mos japë shpjegime për skandalin

admin

Spahiu: Kurti i vendosi kufi Serbisë, asnjë lëshim nëse nuk vjen njohja

admin

Leave a Comment