September 26, 2022
Portali Shprehja

Deputeti jep lajmin e rëndë: Kam kancer. E zbulova para dasmës së djalit!

Deputeti i partisë Demokracia e Re në parlamentin grek, Theodoros Karaoglou ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale se është diagnostifikuar me kancer.

Sipas Protothemës, Karaoglou e zbuloi rastësisht disa ditë para dasmës së djalit të tij, por nuk e ndau me askënd derisa u zhvillua ceremonia e martesës.

“Diagnoza ishte kanceri i hershëm në gjirin e djathtë. E vërteta është se takimi me realitetin ishte i dhunshëm. Sidomos kur, si fëmijë i vogël, kam përjetuar betejën e nënës sime me këtë sëmundje të veçantë. Sepse, gënjeshtra e keqe, fjala “kancer” është ndoshta fjala më e vështirë për t’u shqiptuar, por edhe kur e dëgjon…”- shkruan ai.

Siç thekson deputeti, askush në fund të fundit nuk është i paprekshëm, ndërkohë që ‘nuk duhet të harrojmë të bëjmë analiza parandaluese dhe të kemi nën kontroll shëndetin tonë’.

Të Ngjajshme

BE shqetësime për forcimin e bashkëpunimit Serbi-Rusi

admin

Sa serbë pushuan sivjet në bregdetin shqiptar

admin

Liberalizimi i vizave në rend dite në BE më 13 tetor

admin

Leave a Comment