May 21, 2022
Portali Shprehja

Deputetja boshnjake për mosvotimin e rezolutës në Kuvendin e Shqipërisë: Turp për ju, deputetë shqiptarë

Deputetja e Parlamentit të Bosnjë-Hercegovinës, Sabina Cudiq ka reaguar kundër Kuvendit të Shqipërisë, sidomos deputetëve të partisë në pushtet PS, pasi që deputetët e saj votuan kundër Rezolutës që dënon krimet dhe gjenocidin serb në Srebrenicë.

Tact Watches

Kjo Rezolutë që nxiti debate ishte propozuar nga deputetët mbështetës të Sali Berishës.

Deputetja boshnjake Cudiq përmes një cicërime në tuiter  theksoi se veprimi i këtyre deputetëve është patetik dhe servilizues.

“Turp për ju 51 deputetë shqiptarë që iu bashkuat sot mohuesve të gjenocidit të Srebrenicës. Patetike dhe servilizuese të mbash anën e Rusisë dhe Serbisë në një anë krejtësisht të gabueshme të historisë. Ju poshtëruat veten dhe dërguat mesazh dëshprues për B&H, Kosovën dhe botën”, shkroi Cudiq. Ajo është gruaja e aktorit kosovar, Alban Ukaj.

Kuvendi i Shqipërisë ka refuzuar të enjten kërkesën e një deputeti të opozitës për të shqyrtuar dhe mbështetur një rezolutë që dënon krimet e kryera nga forcat serbe në Srebrenicë në vitin 1995 si gjenocid. Propozimi i deputetit të Partisë Demokratike Tritan Shehu u hodh poshtë nga votat e deputetëve të Partisë Socialiste, që përbëjnë shumicën në Kuvendin e Shqipërisë. (INA)

 

 

Të Ngjajshme

Snajperistja elitare: Cila është dobësia e armikut

admin

U tha se ka vdekur Nazim Bllaca, reagon vëllai i tij – tregon si qëndron e vërteta

admin

Tornado i rrezikshëm godet Gjermaninë, dhjetëra të lënduar dhe dëme të mëdha

admin

Leave a Comment