Didier Deschamps ka dhënë një intervistë për “Le Parisien”, në të cilën ka folur për aspekte të ndryshme që lidhen me situatën aktuale të kombëtares franceze. Largimi i presidentit Le Graët, rinovimi i tij si trajner…, por pika më e diskutueshme ishte kur u pyet për Karim Benzema dhe largimin e tij të parakohshëm nga grumbullimi në Doha, para Kupës së Botës në Katar.
I pyetur nëse Karim duhet të kishte qëndruar edhe disa ditë derisa të kishte një diagnozë më të fortë të dëmtimit të tij, Deschamps tha: “Na fyeni po ta thoni këtë. Ka vetëm një të vërtetë dhe Karim e di mirë. Ai u bashkua me grupin më 14 nëntor, pas një periudhe gjysëm joaktiviteti në klubin e tij (ndeshja e tij e fundit me Real Madridin ishte më 2 nëntor kundër Celtic, ai kishte luajtur 26 minuta).
Karim ndoqi një program të individualizuar, por kthimi i tij në stërvitje me grupin u shty. Ai nuk ishte 100 për qind i sigurt se mund të startonte në ndeshjen e parë kundër Australisë. Kur u lëndua, mjeku ynë e çoi në klinikën ‘Aspetar’ për një MRI (rezonancë magnetike).
Karim ia përcolli rezultatet mjekut të tij në Madrid, i cili gjithashtu i dha mendimin e vet. Kur u kthye në hotel, tashmë kishte kaluar mesnata. E kam takuar Karim në dhomën e tij me mjekun tonë që kishte ardhur për të më dhënë raportin e MRI-së”.
Trajneri francez siguron se diagnoza e mjekut ishte e qartë, zbulon gjithashtu se si u falsifikua largimi i Benzema nga grumbullimi francez: “Karim është i mërzitur sepse ky Botëror do të thoshte shumë për të. Më tha se kishte vdekur. Në rastin më të mirë, rikthimi i tij në stërvitje nuk mund të vinte para datës 10 dhjetor.
Në deklaratën që bëri në rrjetin e tij social shprehu zhgënjimin e tij se duhej të largohej, por e justifikoi këtë zgjedhje me shqetësimin e tij për të menduar për ekipin. Ne ishim bashkë për rreth 20 minuta. Kur e lashë, i thashë: Karim, nuk ka nxitim. Kur u zgjova të nesërmen, e kuptova se ishte larguar. Ishte vendimi i tij. Ai nuk do t’ju thotë ndryshe, e kuptoj dhe e respektoj këtë”.
Benzema luajti në një miqësore me Real Madridin përpara fillimit të Kupës së Botës, por Deschamps konsideron se ai nuk ishte i përshtatshëm për të marrë pjesë në “Katar 2022”: “A mendoni vërtet se miqësorja e Real Madridit është e krahasueshme me intensitetin e një gjysmëfinaleje të Kupës së Botës? Pavarësisht talentit dhe statusit të tij, dikush ka pyetur ndonjëherë: a mund ta imagjinoni atë të kthehet në minutën e fundit? Vetë Karim më tha se nuk do të ishte gati”.
Deschamps, gjithashtu theksoi se nuk kishte asnjë shqetësim nga pjesa tjetër e lojtarëve me Benzema: “Aspak. Asnjë lojtar nuk ishte i kënaqur me largimin e tij, sipas asaj që mund të dëgjohej apo perceptohej. Këtë e di edhe Karim. Nuk e di kush i përhap këto thashetheme. Nuk është më as polemikë, por keqdashje. Pse u shfaqën buzëqeshjet? Jo pse Karim na kishte lënë, por sepse skuadra po fitonte”.
Deschamps kujtoi herën e fundit që kishte folur me Benzema: “E telefonova pas rinovimit të kontratës, kemi pasur një bisedë të gjatë. E kam telefonuar sërish kohët e fundit për të zbuluar predispozicionin e tij për telefonatat e radhës dhe ai konfirmoi vendimin për t’i dhënë fund karrierës ndërkombëtare. Mos më pyesni për argumentet e tij, do të jetë në dorën e tij t’i komunikojë ose jo”.
Benzema postoi përgjigjen e Deschamps për “Le Parisien” në rrjetet sociale, ku foli për largimin e tij nga kombëtarja, me një mesazh të qartë dhe të fuqishëm. Bashkë me shprehjen “por sa e guximshme” ka shtuar dhe “i dashur Didier, natën e mirë”. Të dyja frazat shoqërohen me fytyrën e një kllouni. Ai gjithashtu siguron që me këtë version të ngjarjeve Deschamps gënjen.
.