Dështon apeli i Lyon kundër Ligue 1 për përfundimin e hershëm të sezonit

Ligue 1 ishte pezulluar në mes të marsit, dhe në muajin e kaluar u vendos për ndërprerjen e tij, shkaku i COVID-19.

Ishte qeveria që ndaloi futbollin në Francë deri në shtator, duke detyruar Ligue 1 që të përfundoi sezonin.

Ligue 1 vendosi përfundimin e sezonit me tabelën aktuale, me PSG që u shpall kampion, ndërsa Lyon mbeti jashtë garave evropiane për herë të parë në 23 vitet e fundit.

Dy skuadrat tjera të pakënaqura me vendimin janë edhe Toulouse dhe Amiens, të cilat sezonin tjetër duhet të luajnë në kategori më poshtë.

Ishte Lyon, Toulouse dhe Amiens që refuzonin vendimin e Ligue 1, dhe vendosën që rastin ta dërgojnë në gjykatë.

Por, siç raportohet në Francë, Gjykata Administrative e Parisit ka hedhur poshtë ankesën e këtyre tri skuadrave./Lajmi.net/

loading...

Të ngjajshme

Luftëtari i UFC-së stërvitet me një dhi

shprehja

Anthony Davis refuzon vazhdimin e kontratës me Lakers

shprehja

ZYRTARE: Kolarov – Roma, deri më 2021

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë