January 31, 2023
Portali Shprehja

Detaje nga plagosja e 37 vjeçarit nga Shkupi brenda një lokali në Prishtinë

Deklarohet Policia për plagosjen brenda një lokali në Prishtinë.

Një person është plagosur në një lokal në lagjen Emshir në Prishtinë.

Lajmin për Indeksonline e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“Sot rreth orës 21:00 policia ka marrë informatën për një plagosje me armë zjarri, në një lokal, në lagjen Emshir të Prishtinës. Nga arma e zjarrit lëndime ka pësuar një person, B.A, mashkull 37 vjeç, i cili është dërguar për tretman mjekësor.

Aktualisht hetuesit policor, në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke punuar për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me këtë ngjarje”, ka thënë për Indeksonline zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti./ZYRTARE.net/

Të Ngjajshme

Rrëzohet helikopteri në Itali, humb jetën piloti 45-vjeçar

Ahmeti: Vetingu të përfshijë edhe personat që shpifin

admin

Lista Serbe: Asociacioni duhet të ketë kompetenca ekzekutive

Leave a Comment