Detaje për vdekjen e nënës me dy fëmijë: Shpëton fëmija i tretë nga bombola e gazit

Kryetari i Bashkisë së Bulqizës, Lefter Alla bëri të ditur në një lidhje telefonike për Report Tv, se e vetmja e mbijetuar është vajza 16-vjeçare e shtëpisë, e cila është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës. Ai tha se nëse gjendja e saj shëndetësore konstatohet e rëndë, do të jetë i vështirë transportimi i saj me helikopter për shkak ptë kushteve të pafavorshme të motit.

Kryebashkiaku Alla tha se fëmijët që u gjetën të pajetë në banesë, janë djali 14 vjeç dhe vajza 19-vjeçare. Ndërkohë, Alla shtoi s epolicia është duke hetuar për shkaqet e ngjarjes, por tha se nga komunikimet me fqinjët, dyshohet të jetë shpërthim i bombolës së gazit ose asfiksi nga rrjedhja e gazit.

“Bëhet fjalë për një ngjarje tragjike familjare, ka humbur jetën e ëma rreth 42-45 vjeç, djali 14 vjec, dhe vajza rreth 19 vjeç, ndërsa ajo që ka mbijetuar është 16 dhe është në ambulancë dhe është duke u transportuar në spitalin e Bulqizës.

Kushtet e motit janë të pafavorshme për transportimin e saj me helikopter. Është ende e paqartë nëse bombola ka shpërthyer apo kemi të bëjmë me rrjedhje gazi, por po merren organet e policisë. Është 1 orë me makinë, larg Bulqiza.

Të ngjajshme

Nxënësit në Gjakovë rrahen mes veti

shprehja

Arrestohet vajza me probleme mendore pasi sulmoi nënën fizikisht

shprehja

Theren katër persona në Pejë, një në gjendje të rëndë

shprehja

Duke përdorur shërbimet e Portalit Shprehja ju pajtoheni me përdorimin tonë të Cookies. Pranoj Lexo më shumë