4 C
Skopje
November 20, 2018
Shkrime nga Konkursi

Dhimbja nga dashuria – e bukur dhe e nevojshme

12038292_971498219555678_3225087216003525819_nShkruan: Ferat DURGUTI

Dhimbja… Ekzistojnë dy lloje dhimbjesh, ato fizike dhe psikike, që përndryshe i quajmë edhe si dhimbje shpirtërore!

Dhimbja e dashurisë hyn në rradhët e dhimbjeve shpirtërore, madje ajo është ndër më të rëndësishmet, e më të ndjeshmet…

Ndërsa dashuria është ajo gjë që për të cilën çdo njeri i kësaj bote kishte, ka dhe do të ketë nevojë për të çdoherë! Me fjalën dashuri kuptojmë: përkushtimin, pëlqimin, rëndësinë që një person ka për një person apo individ tjetër.

Në ditët e sotme, në mesin tonë janë të pranishëm edhe disa “dashuri interesi ” apo siç disa i quajnë “dashuri fallco ”… Pasi që këto dashuri janë prezente, atëherë po s’pate kujdes është më se e lehtë të jesh viktimë e tyre… Viktimë ama! Se të jesh iniciatorë është akoma më e lehtë, mirëpo në radhë të parë duhet të shkatërosh personalitetin tënd, kulturën tënde, jetën tënde.

Ahh po… Mu kujtua edhe diçka! Në këtë botë ekzistojnë edhe dashuri të pastërta si loti! A thua vallë cila na qenka kjo dashuri e pastërt? Po  po  e pastërt si loti!

Kjo dashuri është dashuria e nënës… E nënës, dashuri kjo që kurrë nuk shuhet edhe kur ajo nga faktorët e jashtëm lëndohet.

Nëna është ajo  e cila për të birin/bijen  e saj sakrifikon jetën, për ta pruar në jetë, ushqyer atë, rritur, shkolluar, e shumë të tjera.

A e dini se sipas një fakti shkencor: Dhimbja që nëna e ka gjatë fazes së lindjes është e barabart me dhimbjen e thyerjes së katërdhjetë eshtrave njëkohësisht!

E dini tani se çfarë sakrificë bën nëna për t’ju pruar në jetë? Nëse po atëherë mos tentoni që ta lëndoni atë!

Dhimbja nga dashuria është e nevojshme por ama edhe e bukur! Zakonishtë ndodh tek të rinjtë, kur ata dashurohen gjëra tjera të rëndësishme i lënë anash! Ndërsa si për qudi, këto dashuri janë afatëshkurtra! Edhe pse ndoshta dashuria ishte e pastërt dhe dashuri me plot kuptimin e fjalës!

Eh, pa dyshim që pas çdo ndarje kemi dhimbje, dhimbje këto që mundohemi maksimalisht të mos i shfaqim para të tjerëve.

Lind pyetja: Hajde e bukur disi, po ama e nevojshme! Përse?

Dhimbja e dashurisë është e nevojshme sepse i rikthehemi binarëve të jetës. Javët e para kalojnë disi me vështirësi, mirëpo fillojmë ti kthehemi jetës së përditshme, jetës reale! Vazhdojmë me punë nga aty ku edhe e lamë.

Për ta vazhduar karrierën ashtu siç në të vërtetë duhet!

Epo ç’ti bësh kështu e ka jeta…

Nësë mendoni se ky shkrim duhet të jetë në top10 e shkrimeve më të mira dhe nëse ju e pëlqeni, atëherë votimi bëhet duke klikuar më poshtë në butonin “pëlqej”. Votoni Tani!

Artikuj të ngajshëm

Portali Informativ Shprehja bëri ndarjen e certifikatave për pjesëmarrësit në konkursin për shkrimin më të mirë

shprehja

Përfundoj konkursi për shkrim më të mirë, ja 10 më të mirë që futen në garë për top 3 shkrimet

shprehja

Kurbani virtual

shprehja