December 7, 2022
Portali Shprehja

Dhjetëra viktima nga tërmeti në Indonezi

Një tërmet ka goditur ishullin Java të Indonezisë, duke vrarë së paku 56 njerëz, ndërsa janë lënduar mbi 700 persona. “Janë dhjetëra njerëz të vrarë. Qindra, madje ndoshta mijëra shtëpi janë dëmtuar”, tha zëdhënës i administratës lokale. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së tha se tërmeti prej 5.6 shkallësh kishte epiqendër rajonin Cianjur në perëndim të ishullit Java. Në vitin 2018, ky vend përveç tërmetit u godit edhe nga cunami, ku mbetën të vdekur mbi 220 persona. Cunami i vitit 2004, i shkaktuar nga një tërmet pranë ishullit indonezian të Sumatrës, vrau 226.000 njerëz në gjithë Oqeanin Indian, përfshirë mbi 120.000 në Indonezi. Indonezia, një arkipelag me 260 milionë njerëz, goditet shpesh nga tërmetet, shpërthimet vullkanike dhe cunamit, për shkak të vendndodhjes së saj në Unazën e Zjarrit.

.

Të Ngjajshme

Dy shpërthime me shok-bomba kanë ndodhur në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut policia japin detaje

Qytetet me më së paku stres në botë

Buxheti 2023, Koleva: 800 milionë euro për investime kapitale

Leave a Comment