May 16, 2021
Portali Shprehja

Dhoma 428 në konviktin Wilson – Dhoma e mallkuar në Universitetin e Ohio, që sjellë vdekje për studentët

Rreth e rrotull botës ka shumë mistere të pashpjegueshme paranormale, dhe ai i dhomës 428 ka qenë njëri prej tyre, deri kur u bën disa zbulime që shpejguan gjithçka, shkruan lajmi.net.

Dhoma 428 në konviktin Wilson të Universitetit të Ohio, në qytetin Athen është e mbyllur përgjithmonë, dhe askush nga studentët nuk lejohet të futet brenda.

Ajo dhomë vazhdimisht ka qenë e raportuat të ketë pasur aktivitete paranormale, të frikshme dhe të rrezikshme, duke përfshirë edhe vdekje.

Në vitin 1970 një student vdiq në rrethana misterioze në atë dhomë, dhe vdekja e tij nuk u shpjegua kurrë. Vite më vonë, një studente që e quante veten një person spiritual, tha se ajo dhomë kishte shumë energji dhe e përdorte atë për të bërë projeksion astral.

Mirëpo jo shumë kohë pasi ajo u vendos në atë dhomë, ajo vrau veten në një mënyrë shumë brutale, shkruan lajmi.net. Pas këtyre dy vdekjeve të gjithë studentët që u vendosën në atë dhomë kërkuan të largohen.

Objektet fluturonin dhe përplaseshin në mure. Dera mbyllej dhe përplasej vetë. Zëra, klithma, psherëtima dhe hapa dëgjoheshin vazhdimisht në dhomë.

Ajo dhomë nuk ishte kurrë vetëm, askush nuk ishte në atë dhomë vetëm…

Me kalimin e kohës ajo dhomë u bë shumë e frikshme për të gjithë, dhe u mbyll që të mos përdorej më kurrë.

Më vonë gjatë hulumtimeve pas këtyre ndodhive, u kuptua se konvikti Wilson ishte ndërtuar në një tokë që ishte përdorur si tokë varrimi nga indianët shekuj më parë. Epo, kjo shpjegon shumë apo jo?

Çfarë e bënë më të frikshme është se në fakt, universiteti i Ohio gjendet në mes të një pentagrami që krijohet duke ndërlidhur mes vete 5 varrezat e Athen, që gjenden rreth e rrotull universitetit, shkruan lajmi.net.

Qendra e pentagramit, besohet të jetë zonë e sigurt nga shpirtrat dhe demonët, mirëpo mund të jetë gjithashtu epiqendra e gjithçkaje djallëzore.

Epo kjo u la pas dore për një kohë, dhe në fillimet e viteve 1980, një gazetë vendosi të bëjë kërkime për këtë ndodhi që të shkruaj një artikull, dhe gjetjet e tyre nuk ishin aspak pozitive.

Pos gjithçkaje që e bënte lokacionin e këtij konvikti të frikshëm, u bë edhe një zbulim i ri. Para se të ndërtohej universiteti në atë lokacion, ajo tokë kishte qenë varreza e institutit psikiatrik të Athen.

Edhe pse pyetjet e mëdha janë shpjeguar nga këto zbulime, pyetje të tjera kanë mbetur akoma pa përgjigje.

Askush nuk e di saktë se pse vetëm kjo dhomë në katin e katërt të jetë e mallkuar, por të gjithë e dinë se dhoma 428 sjell vdekje, dhe askush nuk duhet të shkel brenda saj më kurrë…  /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Afër detit, afër mbretit! Këto janë gjithë arsyet pse na qetëson plazhi

admin

Indianët po përdorin bajga lope për të mos u infektuar me Covid-19

admin

Priftërinjtë gjermanë sfidojnë Vatikanin; bekojnë çiftet homoseksuale

admin

Leave a Comment