May 21, 2022
Portali Shprehja

Di Maria, asist për Juventusin: Edhe një vit tjetër në Evropë për Botërorin, pastaj….

“Ideja ime? Të luaj edhe një vit në Evropë, për të arritur në Botërorin e Katarit në mënyrën më të mirë të mundshme, nëse thirrem, më pas do të kthehem në Argjentinë. Nuk e di nëse PSG dëshiron që unë të qëndroj. Përndryshe, do të shoh mundësinë e ndonjë ekipi tjetër në Evropë”.

Janë këto fjalët e Angel Di Marias, i cili mori pjesë në programin “Todo Pasa” të radios së Buenos Aires, “Urbana Play”. Një referencë e qartë për Juventusin? Për momentin, klubi bardhezi është ai që rezonon më shumë në afrimin e tij në merkato.

Tact Watches

“El Fideo” duket se ka arritur fundin e aventurës së tij nën hijen e Kullës Eifel, e cila që nga viti 2015 e ka parë atë të shënojë 90 gola në 293 ndeshje me fanellën e PSG-së. Parizienët duket se nuk janë gati ta rinovojë kontratën e tij.

Di Maria mbushi 14 shkurtin e kaluar 34 vjeç, ai mund të jetë një kartë e gjithanshme dhe fituese për Massimiliano Allegri. Natyralisht anësor, “El Fideo” ka treguar vazhdimisht se mund të përshtatet me sukses edhe në rolin e mesfushorit të qendrës.

Tani për tani, pas një kontakti fillestar eksplorues me rrethin e ish-lojtarit të Real Madridit dhe Manchester United, drejtuesit e Juventusit po vlerësojnë fizibilitetin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të marrëveshjes.

 

.

Të Ngjajshme

E ardhmja e Perisic, mes Juventusit dhe Interit futet një klub tjetër!

admin

E BUJSHME | Perez sapo ka hyrë në dhomat e zhveshjes ka njoftuar ekipin mbi vendimin e Mbappe

admin

Roma largon fantazmat dhe siguron Europa League, sido që të shkojë në Tiranë! Verdiktet

admin

Leave a Comment