October 21, 2021
Portali Shprehja

Dibra rikthehet në bastion të opozitës, Pocesta: Do ta bëjmë Dibrën ashtu siç i ka hije!

Kandidati i opozitës shqiptare për komunën e Dibrës, Bekim Pocesta, tha se Dibra ndodhet para një sfide të rëndësishme, të jesh apo mos të jesh, përcjell in7

Pocesta tha se Dibra është një qytet pa infrastrukturë dhe arkitekturë të mirëfilltë, ndërsa sipas tij kjo nuk është Dibra të cilin e duan të gjithë.

“Dibra i ka të gjitha resurset gjeografike, pozitën gjeopolitike dhe potencialet njerëzore për të rilindur dhe për tu ringritur dhe rilindur në vendin që e meriton”, u shpreh Bekim Pocesta.
Ai tha se për këtë ai është i bindur dhe të gjithë ata që janë rreshtuar pas tij e kanë këtë bindje se do ta bëjnë Dibrën ashtu siç i ka hije.

Pocesta tha se ata kanë përgatitur planin strategjik se ku dëshirojnë të arrijnë nga pika zero në të cilin gjendet për momentin qyteti i Dibrës.

“Vizion që përmban në vete zhvillimin urbanistik dhe infrastrukturor duke shfrytëzuar potencialin e pa fund intelektual dhe njerëzor që posedon Dibra, e gjithë kjo në funksion të zhvillimit ekonomik që është çelësi i zhvillimit të mirëqenies”, tha Pocesta, duke shtuar se ata i kanë projekte të shkurta dhe afat gjate.

Pocesta tha se njëri ndër problemet kryesore është rregullimi i çështjes së ujit, ndërsa premtoi se do të rregullohet ky problem në tërësi.
Bekim Pocesta tha se do të rregullojnë problemin me deponinë, ndërsa premtoi edhe rikonstruimin e sheshit Skënderbeu./in7.tv/

Të Ngjajshme

Policia me detaje për aksidentin në hyrje të Tetovës, një person ka humbur jetën

admin

Hoxha: Nuk jemi kundër që Alternativa të jetë në qeveri, edhe nëse e mbështesin Teuta Arifin në Tetovë

admin

Kapet dorë në rrugën Prilep-Manastir, arrestohet shoferi

admin

Leave a Comment