April 2, 2023
Portali Shprehja

“Diçka më pëlqeu më shumë”, Maldini-t: Ja skuadra që s’dua në çerekfinale

Në New White Hart Lane Milan ka siguruar një vend në çerekfinalet e Champions League pas 11 vitesh. Skuadra e drejtuar nga Pioli, pasi ndeshja përfundoi pa gola, eliminoi skuadrën e Antonio Conte-s, duke kaluar kështu në fazën tjetër të kompeticionit.

Fjalët për Milan TV e thëna nga Paolo Maldini, drejtori i zonës teknike të kuqezinjve, janë prekëse: “Nga jashtë vuan më shumë, por është një tension tjetër dhe gjithashtu një epokë tjetër, kur je më i rritur mund të menaxhosh gjëra më të mira, por gjëja që më pëlqeu më shumë është se i ndjeva ato të dridhura që Milan-i na dha në atë kohë, sepse ky ishte një sukses i madh dhe ne e merituam”.

Paolo Maldini nënvizoi rëndësinë e afërsisë së publikut dhe lumturinë e ndjerë për lojtarët, duke pranuar: “Djemtë e merituan, dikush është në eksperiencën e parë në këtë nivel, e merituan tifozët, të cilët sinqerisht edhe në periudhat e këqija na kanë mbështetur. Ata kanë qenë gjithmonë shumë pranë nesh”.

Legjenda e Milan-it shprehu një preferencë të vogël për shortin, duke komentuar në të njëjtën kohë futbollin italian: “Do të shmangja një ekip italian, por në këtë pikë nëse do të kalonin të tre ekipet do të isha i lumtur për futbollin italian, që është shumë i kritikuar. Dhe në këtë pikë, kushdo që vjen, vjen…”.

.

Të Ngjajshme

Donadoni këshillon Leao-n: “Ja çfarë i mungon për të qenë kampion”

admin

“Nuk mund të ndodhë”, Klopp: Nuk di si ta shpjegoj atë që ka ndodhur

admin

Elche-Barça 0-1 pas 45′, akush si Lewandowski në La Liga (Pamjet)

admin

Leave a Comment