November 29, 2021
Portali Shprehja

Diego Simeone, i pezmatuar pas humbjes ndaj Milanit: Champions nuk fal, por është e drejtë që…

Diego Simeone, trajneri i Atletico Madridit, është shprehur për Amazon Prime Video pas humbjes ndaj Milanit: “Ishte një ndeshje e vështirë, shumë e forte! U përpoqëm të dyja skuadrat ta thyenin këtë ashpërsi.

Në pjesën e parë patëm disa situata të rrezikshme, me dy goditje nga De Paul. Në pjesën e dytë ata ishin afër golit me një top të fortë, ne me De Paul. Më pas vendosen detajet: ata përfituan nga një situatë e mirë në sulm, humbëm barazimin me Cunha.

Tact Watches

Champions League nuk fal, por është e drejtë që kush e meriton të ece përpara. Tani le të luajmë ndeshjen e fundit: kush meriton të kalojë sigurisht që do të jetë në 1/16”.

Jan Oblak, portieri i Atletico Madridit e komentoi keshtu: “Duhej të fitonim sot dhe nuk e bëmë. Është e vështirë të flasim për këtë tani, por ne duhet të fitojmë në Porto dhe të luajmë shumë më mirë se sot. Ne duam të japim versionin tonë më të mirë nëse duam të arrijmë në raundin tjeter.

Është e vështirë të humbasësh kështu, por duhet të ngresh kokën dhe të mendosh për kampionatin. Nuk ishte një lojë e lehtë. Në pjesën e parë Milani u pozicionua shumë mire nuk na lane te luajme ashtu sic donim.

Ne te dyten nuk ndertuam shume dhe as ata,por ata shenuan gol dhe fituan.Tani duhet te ecim perpara dhe i kemi akoma mundesite.

Jam i sigurt se mund të fitojmë në Porto dhe të ecim përpara në Champions League”.

.

Të Ngjajshme

Totti nuk ka dyshime mbi Topin e Artë: “U mësuam me ata, por tani them…”

admin

2021 ka përfunduar për Lorenzo Pellegrini: 30-40 ditë pushim për kapitenin e Romës

admin

I “futi duart” gazetares sportive “live”, identifikohet autori. Mungon denoncimi

admin

Leave a Comment