December 8, 2022
Portali Shprehja

Digjen dy makina gjatë natës në Vlorë/ Ishin në pronësi të një biznesmeni, nuk dihen shkaqet

Dy automjete janë djegur pak pas mesnate në Vlorë.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00, në fshatin Nartë dhe mjetet janë në pronësi të 49-vjeçarit Arjan Gogo.

Ky i fundit është pronar i një restoranti në fshatin Nartë dhe nuk dihet nëse kjo zjarrëvënie është e qëllimshme.
Makinat e djegura janë hequr nga vendi i ngjarjes nga grupi hetimor.

Policia dhe grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit.

Top Channel

Të Ngjajshme

Komandanti i KFOR-it: S’do ta tolerojmë dhunën dhe pikë

admin

Në këtë shtet nënave që lindin mbi 3 fëmijë u falen kreditë

admin

FIFA e dënon Serbinë me 21 mijë dollarë për afishen me hartën e Kosovës

admin

Leave a Comment