July 28, 2021
Portali Shprehja

Digjet deponia e Bukovës, era e keqe dhe tymi përhapen nëpër Ohër dhe rrethinë

Është ndezur deponia në Bukovë, që gjendet mes Ohrit dhe Resnjës. Si pasojë në disa pjesë të qytetit të Ohrit kundërmon erë e keqe. Tymi mund të vërehet nga lugina e Ohrit e deri në rrugën drejt Resnjës. Kjo dukuri më shumë vërehet herët në mëngjes dhe orët e vonshme të mbrëmjes. Disa amvisëri në Ohër shprehen se ajri në lagjet e tyre është jashtëzakonisht i ndotur.

“Po, ndjehet. Disa ditë ndjej erë të keqe. S’mund t’i hapim dritaret. Ndjejmë erë sikur diçka është djegur, erë tymi”.

“Deponia e Bukovës ndjehet, por varësisht nga moti. Me ndërrimin e motit, tymi zbret. Pengon apo jo, duhet të jetojmë. Apeloj deri te institucionet, besoj që mund të bëhet diçka, të ndërpritet kjo”.

Të shqetësuar janë edhe banorët e fshatrave të Ohrit që gjenden në afërsi të deponisë. Ata kërkojnë zgjidhje të përhershme për këtë problem.

Për vizitorët e huaj, kjo është e pakuptimtë. Në shekullin 21 të digjet deponia, paralajmërojmë bllokime, le t’ia mendojnë ata, mbeturinat le të shkojnë në liqen – deklaroi Goran Angjeloski- kryetar i B.L të fshatit Kuraticë.

Nga ndërmarrja komunale publike e Ohrit shprehen se problemi me Bukovën është gati 20 vite. Një kompani e zgjedhur me tender kujdeset për mirëmbajtjen e deponisë, por thonë se problemi është diku tjetër.

Në këtë deponi në mënyrë ilegale vijnë njerëz që mbledhin plastikë, hekur, bakër. Ne çdo ditë denoncojmë se këta njerëz janë në deponi dhe se shkaktojnë rrezik të përgjithshëm ndaj mjedisit dhe popullatës, sepse aty ndezin zjarre – tha Lupço Gërdanoski- drejtor i NKP Ohër.

Nga Inspektorati shtetëror i mjedisit jetësorë thonë se këtë javë do të kryejnë kontroll. Në deponinë e Bukovës çdo ditë hidhen nga 90 tonelata mbeturinë. Kjo deponi dhe deponia ilegale e Strugës duhej të mbylleshin deri në vitin 2020 sipas kërkesës së UNESKO-s, por kjo nuk ndodhi.

Miki Trajkovski

.

Të Ngjajshme

Në “Tabanoc” pritet rreth 40 minuta

admin

Aksion i madh policor në Shkup, disa të arrestuar

admin

Makina me shpejtësi 213km/h në autostradën e Maqedonisë! MPB shqipton 297 dënime për vozitje të shpejtë

admin

Leave a Comment