July 3, 2022
Portali Shprehja

Digjet vetura e komandantit kujdestar të burgut të “Idrizovës”

Mbrëmë në orë dy pas mesnate, është djegur vetura e komandantit në kujdestari të burgut “Idrizovë”, mëson Telma.

Djegia ka ndodhur në parkingun e burgut. Kjo pason dy ditë pasi u zhvillua një aksion i koordinuar dhe u kryen kontrolle në 25 qeli, ku u sekuestruan drogë, armë të ftohta, telefona dhe para. Nëse ka ndonjë lidhje dhe nëse të prekurit hakmerren për aksionin, nga MPB-ja nuk komentojnë derisa hetimi të përcaktojë se kush qëndron pas zjarrit. Ata konfirmuan se në parkingun e burgut është djegur një veturë e një të punësuari që mbeti i plagosur gjatë fikjes së zjarrit.

Tact Watches

“Me datë 16.06.2022 në ora 01.50 në Shkup është raportuar se në burgun e “Idrizovës” në parkingun prapa objektit administrativ, është djegur vetura “Fiat Punto” me targa të Shkupit, në pronësi të një punonjësi të burgut. Zjarri është lokalizuar nga njësitë zjarrfikëse, ndërsa pronari ka mbetur i lënduar gjatë shuarjes së zjarrit. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Në aksionin e dy ditëve më parë, pas marrjes së urdhrit nga gjykatësi i procedurës paraprake u krye bastisje në 25 qeli të Burgut të Idrizovës.

“Gjatë bastisjes janë gjetur: një shumë e madhe parash nga sa është e lejuar që të dënuarit të posedojnë në valuta të ndryshme, mbi 50-të telefona celular, pajisje kompjuterike, 37 thika dhe më shumë mjete të mprehta, drogë në gjendje pluhuri dhe të lëngshme dhe tableta, mjete tjera për të cilat ekziston dyshim se janë të lidhura me veprat penale”, theksoi zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq-Talevsk.

Një pjesë e mjeteve të gjetura janë marrë për procedurë të mëtutjeshme nga ana e Sektorit për Shkatërrim të Krimit të Organizuar dhe Serioz, derisa mjetet tjera janë dorëzuar te shërbimet e burgut për procedurë të mëtutjeshme.

Ministri i drejtësisë Nikolla Tupançevski dhe drejtori i Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve në një konferencë për media njoftuan se askush nuk do të kursehet nga përgjegjësia por priten përgjigjet nga hetimi.

Tupançevski zbuloi gjithashtu se gjatë një vizite të fundit, përfaqësuesit e Komitetit për parandalimin e torturës në Këshillin e Evropës e kanë bërë të qartë se disa drejtorë të burgjeve nuk i kanë përmbushur kërkesat dhe se duhet të ketë ndryshime në menaxhimin e burgjeve.

Të Ngjajshme

Lukashenko pretendon se Ukraina ka shkrepur raketa në territorin e Bjellorusisë, nuk ofron prova

Mbytet një 14 vjeçar në liqenin e Berovës

“Kurseni energji”, Gjermania paralajmëron qytetarët për mungesë të gazit

Leave a Comment