Nga Atletico Madrid ku ishte mbret te Interi dhe me pas Cagliari… Por, duket se per nje nder mbrojtesit qe dikur konsiderohej si i pakalueshem karriera ka mare nje trajektore deshtimesh…
Nuk ka shkuar aspak sipas pritshmërive aventura e Diego Godin tek brazilianët e Atletico Mineiro. Mbrojtësi luajti vetëm 9 ndeshje me Mineiron dhe tashmë është i lirë të largohet e të mendojë për një tjetër aventurë, teksa vetë trajneri i klubit brazilian konfirmoi faktin se Godin nuk është më në skuadër.
“Diego do të largohet me siguri, së bashku me stafin dhe drejtuesit kemi vendosur që më e mira është të ndahemi. Por, pa dyshim Godin është një lojtar me shumë vlera, një profesionist i vërtetë ndërsa është aktivizuar në dy kompeticione që në fund ne i fituam”, shprehet trajneri Mohamed.
Sakaq, Godin që në Europë ka veshur fanellën e Atletico Madrid, Inter apo edhe Cagliarit, së fundmi ka marrë një ofertë nga Velez Sarsfield dhe duket i joshur nga ideja për të luajtur në kampionatin argjentinas.
Velez e ka nisur keq sezonin dhe ka marrë vetëm 1 pikë në 3 ndeshje, ndërsa shohin te 36-vjeçari uruguajan lojtarin e duhur për të përforcuar prapavijën. Godin kujtojme qe ka fituar La Liga me Atletico Madrid dhe ka shkuar dy here ne finalen e Champions…
.