5.1 C
Skopje
December 11, 2019
Informacione Vendi

Dimitrov dhe Osmani deklarohen për “non-paper”-in francez

Non-paper-i francez u është dorëzuar të gjitha vendeve-anëtare, por edhe Maqedonisë së Veriut. Autoritetet e Maqedonisë janë të kënaqura nga përmbajtja e dokumentit, duke thënë se udhëzimet që i dërgon Franca janë shpresëdhënëse. Ministri Dimitrov konsideron se qytetarët nuk kanë çka të humbin nga procesi, duke shtuar se në non-paper-in është theksuar se vendi do të bëhet pjesë e BE-së. “Ideja është interesante- qytetarët të kenë përfitime më të dukshme dhe më të shpejta nga reformat, kundrejt procesit i cili ka reforma të vazhdueshme dhe përfitime vetëm kur procesi përfundon. Megjithatë, me këtë ndërlidhen edhe çështje të tjera, të cilat duhet të jenë subjekt i analizave afatgjata”, theksoi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov.

Njeriu i parë i Sekretariatit për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, thotë se në lexim të parë, ka vërejtur se Franca ka cekur shumë gjëra të mira. Shpejtësia me të cilën është dërguar non-paper-i, qëndrimi i Francës-se nuk kemi alternativë tjetër dhe shfrytëzimi i fondeve të BE-së, janë gjërat të cilat i kanë lënë përshtypje më të madhe Osmanit. Ambasadori i Francës në vend, thotë se gjëja më e rëndësishme është respektimi dhe funksionimi i shtetit të së drejtës, duke shtuar se për këtë çështje janë pajtuar të gjithë.

Artikuj të ngajshëm

Poeti kosovar që jeton në Suedi, kundër çmimit për Handken: Më vjen turp

shprehja

Para 3 ditësh u takua me politikanë kosovarë, Gjuriq nuk ndalet: E quan UÇK-në terroriste, përmend Thaçin e Veselin

shprehja

BDI-ja diskuton dokumentet strategjike programore në prag të kongresit

shprehja