June 20, 2021
Portali Shprehja

Diplomacia europiane: Hapni sa më shpejt negociatat me Tiranën dhe Shkupin

Diplomacia europiane kërkon nga vendet anëtare të BE-së që të japin dritën jeshile për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pra zhvillimin e konferencës së parë ndërqeveritare.

Letra mban datën 5 Maj dhe u kërkohet vendeve anëtare që negociatat të fillojnë sa më shpejt, pasi do të ishin një nxitje për reformat në dy vendet e Ballkanit.

Është thelbësore që negociatat e pranimit të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur” thuhet ndër të tjera në dokument. Në dokument evidentohen reformat e arritura dhe pritshmëritë nga Shkupi dhe Tirana.

Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi ritheksoi frymën pozitive pas takimit të sotëm në Këshillin e Punëve të Jashtme. “Në Këshillin e Punëve të Jashtme për Komisionin Evropian sot ishte një diskutim i mirë për Ballkanin Perëndimor, duke konfirmuar se perspektiva e rajonit në BE është e padiskutueshme dhe angazhimi për të rritur më tej angazhimin.

Nevoja për të filluar bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe vazhdimin e dialogut Beograd-Prishtinë“, shkruan komisioneri për zgjerimin. Pak ditë më parë Oliver Varhelyi vizitoi Shkupin dhe Tiranën ku shprehu edhe njëherë mbështetjen e BE-së.

.

Të Ngjajshme

Një në tre qytetarë në Maqedoni të Veriut nuk e dinë kush është kryetari i komunës së tyre

admin

Pritje të shumta në Tabanoc për të hyrë në Maqedoni

admin

Ohër-Strugë, kërkohet tërheqja e turistëve të huaj

admin

Leave a Comment