September 24, 2020
Portali Shprehja

Diplomoi gjenerata e 16-të në UEJL

Në Universitetin e Evropës Juglindore, diplomoi gjenerata e 16-të, duke e çuar në 13 200  numrin e studentëve të diplomuar, në 5 fakultete dhe 82 programe studimore. Rektori i UEJL-së, Abdylmenaf Bexheti në fjalimin e tij drejtuar absolventëve tha se të rinjtë janë kapitali më i fuqishëm me të cilin Universiteti kontribuon në shoqëri.

 “Ju paraqitni kapitalin më të fuqishëm, profesional, intelektual, social, me të cilin ky institucion kontribuon intelektualisht në shoqërinë tonë. S’ka edhe një projekt tjetër më vete, për këto tre dekada nga tranzicioni shoqëror e politik e ekonomik që aq shumë i kontribuoi gjithsecilit individualisht, familjeve tuaja dhe shoqërisë në përgjithësi. Ky kontribut, përpos sakrificave të prindërve tuaj, para se gjithash i dedikohet Bashkësisë Ndërkombëtare por edhe strukturave të kohës që morën pjesë në krijimin e këtij institucioni’- deklaroi ABDYLMENAF BEXHETI – REKTOR I UEJL-së.

 

 

 

 

Të Ngjajshme

“Shuplakat”, kërkohet burg për Gruevskin e Janakieskin

admin

Nepotizmi dhe klientelizmi, pjesë e sektorit publik

admin

Kabinat telefonike në rrugë, asnjë funksionale

admin

Leave a Comment