14 C
Skopje
October 20, 2019
Offside

DIREKT | Frashëri i pasigurtë, Debreceni në delir (VIDEO)

Kukësi nis aventurën europiane në këtë sezon të ri përballë Debrecenit, në Hungari. Të besuarit e Ernest Gjokës synojnë ta nisin sa më mirë përballë skuadrës hungareze. Verilindorët janë rreshtuar me një formacion sulmues dhe pritet një ndeshje e hapur në tokën hungareze.

Europa League, kualifikuese
E enjte, 11 korrik 2019 (19:00)

Debreceni (HUN) – Kukësi (ALB)  3-0
Garba 54′, Varga 77′ 83′

Kartonë të verdhë: Cuculi 39’, Limaj 67′, Musolli 73′, Teqja 75′

EPISODET –

83’ – Tjetër gol për Debrecenin, Kukësi në tapet. Varga shënon sërish, duke gjuajtur pa shumë pretendime nga jashtë zone. Frashëri, sërish i pasigurtë dhe rezultati 3-0 në favor të hungarezëve

77’ – Shënon Debreceni golin e dytë me anë të Varga. Një dalje e shpejtë e vendasve nga e majta gjen të papërgatitur mbrojtjen e Kukësit, që ndëshkohet për herë të dytë në këtë sfidë

74’ – Tjetër rast i mirë për Kukësin. Çyrbja vonohet në rastin e parë, por topi shkon në këmbët e Ramës, i cili gjuan menjëherë, por pret portieri.

54’ – Shënon Debreceni. Një goditje këndi ekzekutohet shkurt dhe topi krosohet nga e majta. Sulmuesi Garba, vetëm dy minuta në lojë, gjuan me kokë në duart e Frashërit, por ky i fundit nuk e ndalon dot topin dhe Kukësi në disavantazh

46’ – Starton fraksioni i dytë, asnjë ndryshim në formacion

45’ – Mbyllet pjesa e parë pa gola

41’ – Teqja, Musolli dhe Frashëri nuk merren vesh me njëri-tjetrin dhe topi shkon rrezikshëm drejt portës së boshatisur të Kukësit, por Cuculi largon gjithçka në vijë fatale

23’ – Sërish Rroca, Kukësi shumë pranë golit. Numri 10 i verilindorëve godet shumë bukur me të djathtën, por silura e tij ndalet nga shtylla. Të pafatë verilindorët

21’ – Çfarë shansi për Kukësin. Një aksion i bukur i verilindorëve nxjerr të lirë brenda zonës Rrocën, por gjuajtja e mesfushorit me të majtën shkon jashtë

15’ – Dy dalje të mira të Kukësit. Fillimisht, është Valdet Rama që tregohet i rrezikshëm dhe futet në zonë, ndërsa më pas Rrumbulluaku tenton dy herë të gjejë kokën e Shkurtajt, por mbrojtja vendase pastron gjithçka

10’ – Një krosim pa shumë pretendime i lojtarëve të Debrecenit shkon rrezikshëm drejt portës së Frashërit, i cili duhet të fluturojë për të grushtuar

1’ – Nis takimi, Kukësi synon rezultat pozitiv përballë Debrecenit

FORMACIONET

Debrecen: Nagi, Kusnir, Satmari, Pavkovics, Ferençi, Varga, Toser, Haris, Seçi, Takaç (Garba 52′), Trujiç. Trajner: A.Herçeg

Kukësi: Frashëri, Kitanovski, Teqja, Cuculi, Rrumbullaku, Musolli, Ethemi (Cyrbja 72′), Rroca (Musta 76′), Limaj, Rama Shkurtaj. Trajner: E.Gjoka

Burimi i artikullit

Artikuj të ngajshëm

VIDEO/ Kalibri i lartë, pasimi i mrekullueshëm nga këmbët e Emir Lenjanit

shprehja

“Old Trafford” në këmbë/ Rashford shënon ndaj Liverpool me… polemika

shprehja

VIDEO/ Ky gol “nuk mund të quhet” për Berishën, me Naingolan duhet të hapesh nga porta

shprehja