November 26, 2022
Portali Shprehja

Divorci i Tom Brady dhe Gisele Bundchen? Mund të jetë i gjithë faji… i CR7!

Nuk është aspak një periudhë e shkëlqyer për marrëdhëniet e sportistëve të famshëm me partneret e tyre po aq të famshme… Së pari, ndarja mes Pique dhe Shakira, ​​me spanjollin që akuzohet se e ka tradhtuar këngëtaren.

Më pas janë Francesco Totti dhe Ilary Blasi, të cilët po e lënë martesën në duart e avokatëve, mes çështjeve të menaxhimit të pasurive të mëdha familjare dhe akuza në media.

Dhe tani mund të jetë radha e një çifti tjetër të artë të bashkimit mes sportit dhe argëtimit, ai mes kampionit të futbollit amerikan Tom Brady dhe modeles Gisele Bundchen.

Brady jo shumë i pranishëm

Sipas The Sun, çifti do të divorcohet pas 13 vitesh martesë dhe jo në mënyrë miqësore, pasi edhe ata kanë një perandori të bukur për të ndarë: 600 milionë dollarë, mes atyre të fituara prej tij duke fituar 7 Super Bowl dhe ato që fiton ajo mes sfilatave dhe linjave të modës.

Ku qëndron problemi i këtij çifti të famshëm? Gjithçka në dëshirën e Brady për të vazhduar të luajë. Edhe pse në kartën e identitetit shkruhet 45 vjeç, quarterback-u nuk dëshiron të ndalet dhe kjo ka bërë që modelja të ankohet në shtyp, duke shpjeguar se ajo dhe dy fëmijët e saj do të donin që bashkëshorti dhe një babai të ishte më i pranishëm. Dhe nga Anglia shpjegojnë se situata mund të varet nga Cristiano Ronaldo.

Lamtumira dhe kthimi

Çfarë lidhje ka portugezi me gjithë këtë histori? Në fillim të vitit 2022 Brady njoftoi tërheqjen e tij nga fushat, duke u larguar nga NFL pas më shumë se dy dekadash.

Por më pas, pas më pak se një muaji, erdhi kthimi mbrapa i  quarterback-ut, i cili vendosi të vazhdojë dhe të kthehet për të luajtur me Tampa Bay Buccaneers.

Një zgjedhje e bërë menjëherë pas takimit me CR7 në Old Trafford, në një mbrëmje marsi në të cilën portugezi (karta e identitetit të të cilit thotë 37 vite) kishte shënuar një hat-trick të bujshëm, duke fituar praktikisht i vetëm ndeshjen kundër Tottenhamit.

Një performancë që, sugjeron Sun, mund ta ketë bërë Brady të dëshirojë të vazhdojë të dëshmojë vlerën e tij, pavarësisht viteve që kalojnë. Dhe nëse do të ketë një divorc, kush e di se në fund modelja nuk do të fajësojë pikërisht CR7.

.

Të Ngjajshme

I hodhi Figos flamurin e Barçës në fytyrë… Çfarë ndodhi me “tifozin alien”; që pushtonte fushat edhe në finalet e Kupës së Botës

admin

Partneret e futbollistëve të Anglisë harbohen bashkarisht në “pallatin lundrues”, shpenzojnë shifrën e çmendur për alkool

admin

Maguire, “sparkatë” ndaj kritikëve: Merren me mua, sepse kanë nevojë për… klikime

admin

Leave a Comment