January 31, 2023
Portali Shprehja

“Djajtë e Kuq” forcojnë portën, huazimi nga Kristal Pallas

Xhek Butland do të mbrojë ngjyrat e ‘Djajve të Kuq’, ndërsa lajmin e ka konfirmuar vetë klubi me anë të një njoftimi. Butland kaloi në ‘Old Trafford’ në formë huazimi nga Kristal Pallasi.

Njoftimi i Mançester Junajtedit

“Mançester Junajtedi është i kënaqur të konfirmojë se Xhek Butland i është bashkuar klubit në formë huazimi nga Kristal Pallasi deri në fund të sezonit 2022/23. Portieri 29-vjeçar ka luajtur 87 ndeshje në Premier League dhe ka luajtur nëntë ndeshje nga Anglia.”

 

Pas firmosjes dhe prezantimit te “Djajtë e Kuq”, ka reaguar edhe portieri.

“Ky është një klub i mrekullueshëm dhe që tani jam krenar që e përfaqësoj. Mezi pres të punoj me një grup portierësh të pabesueshëm, duke mbështetur njëri-tjetrin çdo ditë për të krijuar mjedisin më të mirë të stërvitjes dhe lojës për ekipin,” tha mes tjerash Butland.

.

Të Ngjajshme

Pas kësaj ore bëni mirë të mos pini kafe

Këto ushqime duhen shmangur përpara se të shkoni në palestër

Ky është ushqimi më i keq për veshkat!

Leave a Comment