January 27, 2021
Portali Shprehja

Djali 5 vjeçar përpinë 123 rruaza magnetike

5 vjeçarit nga Kina iu desh të hiqte rruazat me operim pasi i përpiu ato duke shikuar televizion, shkruan “DailyMail”.

Kjo ndodhi kur ai u la vetëm në shtëpi me motrën e tij 12 vjeçare, transmeton lajmi.net.

Mjekët ishin të shokuar kur panë se rruazat ishin bashkuar në trupi e tij.

Prindërit e morën vesh për incidentin nga vajza e tyre 12 vjeçare dhe e dërguan menjëherë djalin për ekzaminim mjekësorë.

Vajza nuk e dalloi incidentin menjëherë, deri sa pa të vëllaun tek mbytej.

Kur u kthyen prindërit në shtëpi djali tha se kishte ngrënë vetëm një.

Atë ditë mjekët thanë se nuk ishte diçka alarmante sepse ai do e nxirrte rruazën me jashtëqitje.

Pasi një jave kur ai akoma nuk e kishte ekskretuar rruazën, ata e dërguan përsëri atë në spital.

Pas fotografimit të barkut të djalit, ata panë se gjendja ishte me të vërtetë alarmante.

Operacioni zgjati rreth 4 orë deri sa u nxorën të gjitha 123 rruazat.

Mjeku që e përfundoi operacionin u shpreh se ai është me të vërtetë pa fjalë që djali mundi ti përpinte gjithë ato rruaza pa u mbytur.

Një rast i ngjashëm kishte ndodhur në korrik, kur një vajzë përpiu 190 rruaza magnetike dhe u deshën dy muaj deri sa u kuptua nga mjekët se çfarë kishte ndodhur. /Lajmi.net/

Të Ngjajshme

Ky njeri ka mbi 350 kompjuterë dhe dëshiron të hap një muze

admin

Kamarieri zbulon kasafortën: Më ndihmuan fantazmat!

admin

Princesha që vriste të gjithë që e pyesnin: Kur do të martohesh?

admin

Leave a Comment