February 26, 2021
Portali Shprehja

Djali më i shëndoshë në botë tregon trupin pasi humbi 100kg

I riu nga fshati Java Perëndimore në Indonezi, ishte në faqet e para të mediave pesë vjet më parë prej peshës së tij thuajse vrasëse. Ai ishte aq i shëndoshë sa që nuk lahej dot normalisht por vetëm në një pishinë të madhe jashtë shtëpisë.

Prej trupit të tij gjigad ai nuk shkonte dot në shkollë pasi mezi merrte frymë vetëm pas disa hapave. Për të nuk gjendeshin rroba të përshtatshme, kështu që ai mbështillte një sarong rreth vetes teksa kalonte ditët duke përtypur ushqime të shpejta, mes të cilave dhe makaronat tradicionale të preferuara.

Por me një dietë të mbikqyur rigorozisht dhe stërvitje – plus një operacion të rripit gastrik – Arya ka arritur të humbasë rreth 100 kg në vetëm tre vjet. Ai tani ecën 3km çdo ditë, luan basketboll e sporte të tjera, mund të ngjitet në pemë dhe për herë të parë mund të drejtojë një motoçikletë.

Arya ishte i lumtur të rikthehej në shkollë – deri para se ajo të mbyllej prej koronavirusit. Ai thotë: “Unë mund të luaj sporte… luaj basketboll me shokët. Mund të drejtoj motoçikletën. “Në vitin 2015 nuk besoja se asgjë nga këto do të ishte e mundur, apo se do të humbisja peshë. Tani ndjehem shumë ndryshe, jam shumë më mirë”.

Në moshën dhjetë-vjeçare Arya ishte i fiksuar pas coca-cola-ve dhe ushqimit të shpejtë. Ai përtypte gjithë kohën oriz, gjellë peshku, mish, perime, supë, dhe burgerat tradicionalë Tempeh, që normalisht mjaftojnë për të ushqyer dy të rritur. Prindërit e tij – Rokayah, 39 vjeçe dhe i shoqi fermer Ade Somatri, 50 vjeç, ishin aq të shqetësuar sa e vunë të birin në dietë për të kontrolluar shëndoshjen e tij.

Kur ai ariti të humbasë 10 kg në katër muaj, dietologët e vendosën në një regjim frutash, perimesh, ecjesh e noti të përditshëm.

Doktorët kryen gjithashtu te ai kirurgji bariatrike me të cilën humbi rreth 20 kg në vetëm tre javë. Dr Handy Wing, kirurgu që kreu operacionin, reduktoi masën e stomakut të tij që të mos hante shumë. “Ne e kthyem stomakun e tij në formë bananeje dhe në rreth 30 për qind të masës origjinale”, tha Dr Wing.

“Ai ndjehet mrekullueshëm tani që mund të luajë si fëmiëjt e tjerë dhe të kryejë aktivitetet normale”. Arya thotë se ka ndryshuar zakonet e tij të ngrënies e të gjumit që e kanë ndihmuar në rënien në peshë. “Në të kaluarën, në 2015 deri në 2016 flija në 4 të mëngjesit dhe zgjohesha në 3 të drekës, ndërsa tani flej në ora 22.00. Më parë rrallë haja oriz të bardhë. Tani e kam reduktuar ushqimin gradualisht. Dieta nuk është e vështirë nëse përkushtohesh”, thotë ai.

Të Ngjajshme

E bleu 30 euro, sot kjo vazo kushton me mijëra

admin

Hajni i hyn në shtëpi ndërsa po bënte twerk, vajza e godet me shkelma e grushte

admin

Epidemia e qeshjes, sëmundja që mbylli 14 shkolla

admin

Leave a Comment