April 11, 2021
Portali Shprehja

Dje nënshkroi marrëveshje me Bashën, Bamir Topi jep dorëheqje nga FRD – Iliria News Agency

Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi, ka dhënë dorëheqjen në mënyrë të parevokueshme.

Vendimi i tij vjen pas nënshkrimit të marrëveshjes së FRD me koalicionin opozitar të udhëhequr nga Partia Demokratike para zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Në negociatat e FRD për marrëveshjen me Partinë Demokratike, dje mori pjesë nënkryetari i kësaj partie, Sali Shehu, i cili u paraqit në selinë blu pa Topin.

Topi i është drejtuar kryesisë së FRD-së përmes një letre, ku shkruan se jep dorëheqjen nga detyra e kryetarit, ndërsa nuk ka asnjë shpjegim për shkaqet.

Mësohet se njoftimi i ish-presidentit është vetëm një rresht e gjysmë në letër.

“Deklaroj dorëheqjen e menjëhershme dhe të parevokueshme nga drejtimi i FRD-së”, shkruan Topi në letrën e dorëheqjes së tij.

Të Ngjajshme

Fjalët e fundit që i kishte thënë Agim Ramadani gruas së tij pak para se të vdiste – Iliria News Agency

admin

COVID-19, mbi 135 milionë raste në botë – Iliria News Agency

admin

Paratë e kursyera për iPhone 12 i shpenzoi për Covid-19, qytetari ia blen Çun Lajçit telefonin e premtuar – Iliria News Agency

admin

Leave a Comment